Lakers vazhdojnë me fitore, mposhtin në shtëpi Washington Wizards

196:"Los Angeles Lakers' LeBron James (6) shoots over Washington Wizards' Deni Avdija (9) during the second half of an NBA basketball game, Sunday, Dec. 18, 2022, in Los Angeles. (AP Photo/Jae C. Hong) 2:"AP
Los Angeles Lakers kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Në sfidën e radhës, Lakers u takuan me Washtington Wizards dhe kanë triumfuar me vetëm dy pikë diferencë 119:117.
Vendasit në këtë ndeshje kishin mungesën e madhe të Anthony Davis, mungesë që është vërejtur shumë në parket.
Gjithsesi ishte LeBron James që e mori skuadrën për dore për ta udhëhequr drejt fitores së 13-të këtë edicion me 33 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime.
Me lojë të mirë u dallua edhe Walker me 21 pikë, derisa Bryant shtoi 16 të tjera dhe 10 kërcime për fitoren e Lakers.
Bradley Beal ishte më efikasi te skuadra mysafire me 29 pikë, derisa Kyle Kuzma shtoi 22 pikë e 16 kërcime. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































