Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në NBA, pas tre humbjeve të njëpasnjëshme.

Në ndeshjen e zhvilluar në Crypto Arena, Lakers kanë triumfuar ndaj Portland Trail Blazers me nëntë pikë diferencë 107:98.


Përkundër se mungoi ylli më i madh i ekipit LeBron James, Lakers triumfuan në këtë ndeshje për të marrë fitoren e 13-të këtë kampionat.

Anthony Davis ishte fantastik me 30 pikë, 11 kërcime e një asistim, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe D'Angelo Russell me 28 pikë dhe Rui Hachimura me 23 të tjera.

Fitore ka shënuar edhe Miami Heat që triumfoi ndajj Cleveland Cavaliers me nëntë pikë diferencë 122:113, derisa Golden State Warriors mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 114:106. /Telegrafi/Rezultatet:

Chicago - Philadelphia 100:108

Brooklyn - Milwaukee 113:118

Indiana - Charlotte 109:113

Atlanta - Denver 111:141

Miami - Cleveland 122:113

Orlando - Phoenix 115:110

San Antonio - New Orleans 121:116

Washington - Memphis 112:140

Golden State - Minnesota 114:106

LA Clippers - Houston 106:117

Sacramento - Utah 141:97

LA Lakers - Portland 107:98

telegrafi sport app