Lakers marrin fitoren e shtatë radhazi, Doncic dhe Reaves të pandalshëm

Los Angeles Lakers kanë regjistruar fitoren e shtatë radhazi të sezonit, pasi triumfuan ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 133:121.
Edhe një herë, figura kyçe e ndeshjes ishte Luka Doncic, i cili udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje bindëse me paraqitjen e tij mbresëlënëse.
Slloveni e nisi takimin furishëm duke shënuar 20 nga 34 pikët e tij që në çerekun e parë, ndërsa deri në fund të ndeshjes shtoi gjithsej 12 kërcime dhe 7 asistime. Me këtë performancë, ai u vlerësua si lojtari më meritor për suksesin e Lakers, të cilët tashmë numërojnë 13 fitore në këtë sezon.
Përkrah tij, Austin Reaves shkëlqeu gjithashtu duke kontribuar me 33 pikë dhe 8 asistime, ndërsa loja kolektive e skuadrës bëri diferencën në momentet vendimtare të sfidës.
🏀 SUNDAY'S FINAL SCORES 🏀
Luka Dončić reached 6 straight games with 30+ PTS to help the @Lakers win their 7th in a row!
Austin Reaves: 33 PTS, 5 REB, 8 AST, 4 3PM
Deandre Ayton: 22 PTS, 12 REB, 4 BLK https://t.co/KUIE7uy3WL pic.twitter.com/nhodiN5kEb
— NBA (@NBA) December 1, 2025
Në këtë takim mungoi LeBron James, i cili po pushon për shkak të një shqetësimi në këmbë. Megjithatë, Lakers nuk u ndalën dhe shfaqën dominim të plotë në shumicën e ndeshjes.
Në kampin tjetër, Pelicans patën dy lojtarë protagonistë, Bryce McGowens me 23 pikë dhe Saddiq Bey me 22 pikë, por kontributi i tyre nuk mjaftoi për të ndalur formën e zjarrtë të Los Angelesit.
Rezultatet:
Cleveland Cavaliers 115 – 117 Boston Celtics
- YouTube www.youtube.com
New York Knicks 116 – 94 Toronto Raptors
- YouTube www.youtube.com
Philadelphia 76ers 134 – 142 Atlanta Hawks
- YouTube www.youtube.com
Portland Trail Blazers 115 – 123 Oklahoma City Thunder
Minnesota Timberwolves 125 – 112 San Antonio Spurs
- YouTube www.youtube.com
Sacramento Kings 107 – 115 Memphis Grizzlies
- YouTube www.youtube.com
Los Angeles Lakers 133 – 121 New Orleans Pelicans
- YouTube www.youtube.com



















































