Los Angeles Lakers dhe Brooklyn Nets nuk po arrijnë asesi të këndellen në NBA, pasi kanë pësuar humbjet e radhës.

Në Chase Center është zhvilluar ndeshje fantastike mes Golden State Warriors dhe Los Angeles Lakers, ku vendasit kanë triumfuar me dy pikë diferencë 117:115.


GSW u rikthye te fitoret me këtë triumf, derisa për Lakers kjo ishte humbja e tretë radhazi.

Klay Thompson ishte fantastik në këtë takim me 33 pikë e pesë kërcime, derisa Stephen Curry kontribuoi me 24 pikë e tetë asistime.

LeBron James nga ana tjetër ishte më efikasi tek Lakers me 26 pikë, 15 kërcime e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë humbjes nuk ka mundur t'i shmanget as Brooklyn Nets, që ka pësuar të 11-ten radhazi e kësaj radhe u mposhtë nga Miami Heat me katër pikë diferencë 115:111.

Qendra e Heat, Bam Adebayo ishte fantastik me 19 pikë e katër kërcime në këtë triumf të skuadrës vendase. /Telegrafi/

telegrafi sport app