LAJMI I FUNDIT:

Lajqi theu edhe një rekord

Lajqi theu edhe një rekord

Shkëlzen Lajqi ka triumfuar edhe në garën e zhvilluar në Grashticë, e cila ishte e fundit në disiplinën malore për këtë vit.

Me Mitsubishi Evo 9, Lajqi deri te fitorja erdhi me kohën e përgjithshme prej 3:10.885 minutave (përfshirë të dyja vozitjet), ndërsa e theu edhe rekordin e shtegut (3 km) me kohë fantastike prej 1:35.270 minuta.

“Natyrisht që jam i kënaqur me rezultatin dhe rekordin e arritur edhe pse kam pritur të shënoj fitore, e njëkohësisht jam edhe kampion në klasën e shtatë“, ka thënë Lajqi pas triumfit, i cili, megjithëse në kampionat u inkuadrua pak me vonesë, arriti të fitojë në klasën përkatëse.


“Unë kam munguar në dy garat e para dhe besoj që sikur të garoja që nga fillimi, do të isha i pari edhe në plasmanin e përgjithshëm”, ka shtuar Keni, ambiciet e të cilit janë për suksese në arenën ndërkombëtare.

Dy garues tjerë mjaft atraktiv, Përparim Dushi me Formula dhe Valdet Krasniqi me Lancia, nuk ia dolën të përfundojnë garën dhe kësaj radhe mbetën pa pikë.

Ndërkohë, beteja kryesore këtë herë ishte në klasën e pestë, ku Faton Rama e Gazmend Gashi “luftuan” për pozitën e parë, e cila në fund i takoi Ramës.

Dominimin në klasën e tretë e ka konfirmuar Valdet Kaçandolli, sikur edhe Arbnor Musliu në të gjashtën.

Fitore me diferencë të dukshme nga përcjellësit më të afërt kanë arritur edhe Ismail Smani, Alban Berisha, Bujar Gola, Besfort Hana dhe Flamur Ismajli.

Rezultatet:

Klasa e parë:

1.Ismail Smani (Yugo – Prizreni D&G) 4:09.244

2.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) +02.296

3.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +08.296

Klasa e dytë:

1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3:56.773

2.Osman Tovërlani (Suzuki – Prishtina RC) +10.742

3.Reshat Shabani (Peugeot – Ferizaj) +18.821

Klasa e tretë:

1.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 3:34.690

2.Valon Rexhepi (Lupo – Prishtina RT) +15.095

3.Burim Asllani (Suzuki – Ferizaj) +25.320

Klasa e katërt:

1.Bujar Gola (Peugeot – HCR Gjakova) 3:58.597

2.Gaspër Kaqinari (Yugo – HCR Gjakova) +10.48

3.Premtor Taraku (Honda – Prishtina RT) +16.280

Klasa e pestë:

1.Faton Rama (Renault – Prishtina RT) 3:43.511

2.Gazmend Gashi (Opel – Prishtina RT) +00.134

3.Hamit Mavriqi (Renault – Prishtina RC) +13.469

Klasa e gjashtë:

1.Arbnor Musliu (Opel – Prishtina RC) 3:44.635

2.Leonit Thaqi (Seat – HCR Gjakova) +07.349

3.Arbër Rexhepi (Golf – Ferizaj) +14.787

Klasa e shtatë:

1.Shkëlzen Lajqi (Mitsubishi – Prishtina RT) 3:10.885

2.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +38.768

Klasa e tetë:

1.Besfort Hana (Opel – HCR Gjakova) 3:46.812

2.Besart Pruthi (Opel – Gjakova 137) +08.484

Klasa e nëntë:

1.Flamur Ismajli (Audi – Prishtina RT) 3:40.334

2.Vilson Nrecaj (BMW – Gjakova 137) +09.486

3.Qazim Isufi (Golf – Prishtina RT) +27.267

Plasmani i përgjithshëm:

1.Shkëlzen Lajqi (Mitsubishi – Prishtina RT) 3:10.885

2.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) 3:34.690

3.Flamur Ismajli (Audi – Prishtina RT) 3:40.334

Renditja ekipore:

1.Prishtina RT 60 pikë

2.Prizreni D&G 55

3.HCR Gjakova 55

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Çfarë u tha Julian Alvarez vëllezërve të tij për penalltinë e anuluar ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori