Lahm është zhvendosur nga Guardiola në mesfushë ku ka shfaqur paraqitje të mira, teksa është vet lojtari ai që e ka mirëpritur këtë ndryshim duke thënë se ndihet shumë mirë në pozicionin e ri.

“Për momentin, unë e shoh veten në mesfushë”.


“Fakti se unë mund të luaj në dy pozicione është përtej çdo pyetjeje të mundshme. Kur një lojtar sikur unë ka luajtur për muaj të tërë në një pozicion, unë besoj se ky është një opsion i hapur edhe për trajnerin e kombëtares”, ka thënë Lahm. /Telegrafi/


telegrafi sport app