Lady Gaga po gatuan diçka të re për ne. Jo, nuk është një album por, një produkt krejt i ri nga marka e saj e bukurisë Haus Laboratories.

Kur linja u linçua në Shtator të 2019-tës, ishte plot shkëlqim dhe xixa, por kishte një produkt që shpesh e shohim në Gagan që dukshëm mungonte: një buzëkuq të plotë mat. Kjo ndryshon sot: Marka sapo njoftoi që Le Monster Matte Lip Crayon po lëshohet zyrtarisht më 18 shkurt.

“Ajo që unë dua në lidhje me këtë produkt është se është një pigment me një rrëshqitje të plotë dhe është ultra-mat”, thotë Sarah Tanno, grimerja dhe e drejtoresha botërore e artit për Haus Laboratories. /Telegrafi/