Sulmuesi francez, Alexandre Lacazette ka përfunduar në radarin e Interit, pasi shihet si pasues ideal i Lautaro Martinezit, i cili mund të largohet këtë verë.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Lacazette ka marrë një ofertë nga klubi i madh italian, Interi.


Interi dëshiron të investojnë në sulm pasi ata mund ta humbin Lautaro Martinez te Barcelona këtë verë dhe e kanë bërë sulmuesin e Arsenalit një objektiv kryesor.

Por, reprezentuesi francez thuhet se nuk është i interesuar për një transferim te Nerazzurrët dhe ka akoma dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Topçinjtë.

lacazette aubameyang

Për lojtarin interesim ka shprehur edhe klubi i madh spanjoll, Atletico Madridi.

Çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/  

telegrafi sport app