LAJMI I FUNDIT:

Laboratori i toksikologjisë në IML që 17 vjet pa akreditim, Haliti: Jemi në përgatitje të procesit për të vazhduar në qershor

Laboratori i toksikologjisë në IML që 17 vjet pa akreditim, Haliti: Jemi në përgatitje të procesit për të vazhduar në qershor

Laboratori i Toksikologjisë i cili është në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) i cili funksionon që nga viti 2006 ende ka mbetur pa u akredituar.

Ky laborator që nga funksionimi i saj po i bën 17 vite punë pa akreditim.

E, për akreditimin e këtij laboratori, nga Ministria e Drejtësisë kishin bërë të ditur se aplikimi për fillimin e procesit të akreditimit ishte bërë më 27.10.2022 në Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës, mirëpo ky proces është pezulluar për shkak të situatës së krijuar pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari.


Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje dërguar Telegrafit në mënyrë elektronike ushtruesi i detyrës së Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti.

Sipas tij, procesi për akreditimin e këtij laboratori do të vazhdojë nga muaji qershor.

“Për shkak të situatës së krijuar pas zhdukjes së mostrave të rastit Dehari në dhjetor të 2022, ky proces është pezulluar dhe tani jemi në përgatitje për të vazhduar me këtë proces nga muaji qershor”, ka thënë Haliti.

Brenda laboratorit të toksikologjisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore – aty ku ende nuk kryhen analizat kuantitave të drogave dhe barnave
Lexo po ashtu Brenda laboratorit të toksikologjisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore – aty ku ende nuk kryhen analizat kuantitave të drogave dhe barnave

Ndryshe, laboratori i toksikologjisë i cili është brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) funksionin që nga viti 2006, në të cilën kryhen analiza kuantitative dhe kualitative të alkoolit. Ndërsa, analizat kuantitative të substancave narkotike dhe medikamenteve mjekësore nuk kryhen në këtë laborator për rastet e autopsisë në këtë institut.

Analizat e kryera në laboratorin e toksikologjisë janë të një rëndësie të veçantë, pasi shërbejnë si dëshmi për rastet e ndryshme të veprave penale në procese gjyqësore.

Ndërkaq, Telegrafi do të ju mbaj të informuar rreth të gjitha zhvillimeve në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori