Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, ditë më parë kishte paralajmëruar se ditën e sotme (e hënë) do të mbahet një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, ku kishte ftuar të gjithë artistët dhe pronarët e restoranteve.


Shumë prej kolegëve të tij i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së tij, duke e bërë që të rritet numri i pjesëmarrësve.

Për shkak të numrin të konsiderueshëm të protestuesve, Labi ka ka lajmëruar se është ndërruar vendi i protestës.

“Të nderuar qytetarë dhe këngëtarë të estradës, artistë e humoristë. Ju pronarë të restoranteve e secili në lëmin e tij, mos harroni, protesta kalon para Qeverisë, nesër në ora 11:00”.

“Për shkak të interesimit për pjesëmarrje, protesta mbahet para Qeverisë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë".

labinottahiriofficial 103960932 258719738558114 6939642575375670679 n (Foto: Instastory)

Në fund të njoftimit, këngëtari kishte kërkuar që informacionin ta shpërndajnë me të gjithë kolegët dhe të interesuarit për protestë. /Telegrafi/