Artisti i njohur nga Ferizaj dhe njëherësh ish-deputeti, Labinot Tahiri, po vazhdon të jetë mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ai shpesh ndan me fansat postime të llojllojshme, ndërsa nuk mungojnë as opinionet e tij lidhur me çështje të ndryshme.


Sipas këngëtarit të mirënjohur, bota ishte e bukur kur e fali Zoti për njerëzimin, por që tashmë në bazë të njerëzve është gjithçka më ndryshe.

Ky është postimi i plotë i Tahirit (pa ndërhyrje):

"Mirëdita i dashur njerëzim i pa fajshëm! Bota jonë ishte e bukur kur e fali Zoti për njerëzimin! Por që ka kaq shumë njerëz ( KAFSHA Kryesore) e cila ben luftera për ; Ekonominë me e dobsu, me vra femijë, gra e pleq nuk e ka menduar as Zoti! Pra njeriu është kafsha ose shtaza kryesore që thoshte (BABALOKI IM) qenia më e prisht në planet( ama kafsha e cila ben keq). Pa dyshim njeriu lind i mirë , i cili qan për gjirin e nanës, qan për moter e vella kur të rritet, por kur i hyn DREQI( PARAJA NË SHPIRT) para familjes dhe njerëzimit bëhet kafshë vrasêse dhe e keqe! Ky shkrim ka të bëjë me njerëzit që ndjejën të fuqishëm para të dobëtit, kurse e dim mirë se ai njeri që shkatrron ardhmeri është me i dobëti para Zotit dhe njerëzimit! Pra ata që zhvillojnë luftera për ta shkatrruar BOTËN , dhe ata që kanë pushtuar e vrarë popullin tim shqiptar me shekuj QUHEN KAFSHË, pêr dallim ata që nuk kanë berë zullum në tokat tona sepse mbeti ky popull kurrë pa i qelë syt! Mos e merrni personale!!! Nëse titullin ma marrin për të keq mediat, lexojeni te unë shkrimin real sepse mendoj për shpirtin tuaj se gjerat e mia në moshen më të re mi fali Zoti me punë e mund. SINQERISHT Labi KOSOVË E SHQIPËRISË". /Telegrafi/