LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri dhe Skerdi së shpejti vijnë me këngë të re

Labinot Tahiri dhe Skerdi së shpejti vijnë me këngë të re

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Labinot Tahiri, është në përgatitje të projektit të ri muzikor, ndërsa kësaj radhe po vjen me një bashkëpunim.

Kjo u bë e ditur përmes disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale, teksa këtë herë siç duket ka bashkuar forcat me reperin nga Shqipëria, Skerdi Ago.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi nga xhirimet e klipit në llogarinë zyrtare, Instagram, ku tregon se së shpejti vjen projekti i përbashkët i tyre.


https://www.instagram.com/p/B8zZEp3j5MD/

“Për shkak të kërkesave të shumta për ta nxjerrë bashkëpunimin me Labinot Tahirin vendosa të publikojë këtë këngë para se të dalë Tradhtare 2”, është përshkrimi krahas fotos së ndarë me ndjekësit.

Ky është bashkëpunimi i parë i artistëve dhe besohet se do mirëpritet nga publiku marrë parasysh reagimet pozitive të fansave.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Për projektin ata kanë bashkëpunuar me producentin nga Ferizaj, Bini Diez, i cili qëndron prapa shumë hiteve shqiptare.

Labinot Tahiri (Foto: Instagram)

Protagonist në klip shihet se është edhe djali i këngëtarit Tahiri, Eltoni, i cili ka postuar një fotografi nga xhirimet në InstaStory krah modeles së tij.

Deri në ditën e prezantimit të këngës së re, presim të shohim se çfarë kanë përgatitur dyshja e njohur e showbizit shqiptar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kalo në kategori