LAJMI I FUNDIT:

Labi shkel për herë të parë në veri të Mitrovicës, ndihmon familjet në nevojë

Labi shkel për herë të parë në veri të Mitrovicës, ndihmon familjet në nevojë

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, nuk po i ndal aksionet humanitare edhe gjatë kohës së pandemisë.

Të enjten, ai u drejtua për në veri të Mitrovicës, rajon ky të cilin e vizitoi për herë të parë në jetën e tij.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, Labi tregoi për iniciativën e realizuar gjatë ditës së sotme për qytetarët atje.


Këngëtari dhe ish-deputeti Tahiri dhuroi një pako në vlerë 4000 mijë euro për familjet në nevojë, teksa bëri me dije se të njëjtin aktivitet do ta përmbyll të premten në qytetin e tij të lindjes, në Ferizaj.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Sot në Mitrovicë -VERI

Përshëndetje të dashur qytetarë!
Me familjen në Vushtri ia dergova pakot, po ashtu edhe në Veri të Mitrovices ku isha për herën e par dhe shumë i mirëpritur nga vllezerit shqiptarë.

Duhet ti hapim sytë e të bëjmë edhe më shumë për ata në ato vende ku janë, sidomos disa familje kishin nevoj për shtëpi ku as njê nuk është ndërtuar nga ndonjë donatorë!

Shpresoj që shpejtë do të marrim aksion në faavor të atyre familjve me shtëpia të
damtuara.

Vazhdojmë edhe nesër ku do ta përfundojmë me kryetarin e nderuar Z Agim Aliun, qershia mbi tortë në Ferizajin tim ku do të dhurojmë:
Pako me veshmbathje vlera mbi 10.000 euro si donacion nga ZVICERA.
5000 kg miell
200 pako ushqimore vlera 5000€

Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gruaja e Kyle Walker refuzon 900 mijë euro për t'u bërë pjesë e Big Brother, spektakli i Britanisë

Gruaja e Kyle Walker refuzon 900 mijë euro për t'u bërë pjesë e Big Brother, spektakli i Britanisë

Magazina
Kalo në kategori