Kylie Jenner ndezi Instagramin të shtunën me një set sportiv rozë, duke treguar barkun e saj të tonifikuar.

Ylli 27-vjeçar i realitetit, e veshur me një sytjena sportive dhe tuta të kombinuara, kompletoi pamjen me flokë të gjatë në onde të lira dhe grim natyral.


“Ngjyra e preferuar + seti i preferuar @alo”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku mori komente admiruese nga ndjekësit dhe miqtë e saj, shkruan DailyMail.

Përveçse është një ikonë stili, Kylie është gjithashtu një nga influenceret më të paguara të vitit 2024.

Sipas LinkedIn, ajo renditet e katërta në listën e personazheve me më shumë fitime nga postimet, duke arkëtuar rreth 2.38 milionë dollarë për secilën prej tyre. Lista kryesohet nga Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Selena Gomez.

94760449 14350251 After gaining traction and an audience as a reality star Jenner  a 5 1738449383184

Kylie e ka ndërtuar perandorinë e saj të biznesit duke nisur me ‘Kylie Cosmetics’ në 2015, e ndjekur nga ‘Kylie Skin’, marka e kujdesit për lëkurën.

Në vitin 2023, ajo debutoi me linjën e veshjeve ‘KHY’, ndërsa këtë vit prezantoi pijet alkoolike Sprinter.

94760315 14350251 The 27 year old has nearly 400 000 000 followers on Instagram an a 4 1738449382134

Përmes ‘Calabasas Beverage Company’, ajo dhe motra e saj, Kendall Jenner, po zgjerojnë më tej ndikimin e tyre në industrinë e pijeve, duke ndërtuar një rrjet të fuqishëm shpërndarjeje.

Nga moda te biznesi, Kylie Jenner vazhdon të dominojë si një ndër emrat më me ndikim në industrinë e argëtimit dhe sipërmarrjes. /Telegrafi/