LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner mahnit me një set fotografish luksoze për koleksionin e ri të ‘Khy’

Kylie Jenner mahnit me një set fotografish luksoze për koleksionin e ri të ‘Khy’

Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një fotosesion të guximshëm, ku ajo modeloi me të brendshme dhe veshje nga koleksioni më i ri i markës së saj, ‘Khy’.

Në këto fotografi, 27-vjeçarja pozoi e veshur me sytjena të zeza vinili dhe brekë me bel të lartë, të kombinuara me çorape të tejdukshme dhe një pallto lëkure artificiale të frymëzuar nga stili futuristik i filmit ‘The Matrix’.

Për të kompletuar pamjen, ajo qëndroi mbi taka stileto elegante, ndërsa flokët voluminozë brune i binin butësisht mbi fytyrë. Jenner zgjodhi një grim minimalist, duke shtuar një prekje elegance të rafinuar, shkruan DailyMail.


Në postimin e saj në Instagram, ku ndau fotografitë e realizuara, Kylie shkroi: “Palltoja e re ‘KHY’ prej lëkure artificiale është këtu, e kombinuar në mënyrë perfekte me braletën tonë të re prej lëkure artificiale”.

Ajo gjithashtu njoftoi se koleksioni do të jetë i disponueshëm nga data 28 janar 2025 ekskluzivisht në faqen zyrtare të ‘Khy’.

Kylie vijoi fushatën promovuese me një set tjetër fotografish ku u shfaq me një pallto leshi artificial ngjyrë kafe, ‘pantyhose’ të zeza dhe një trëndafil të kuq në dorë, duke krijuar një atmosferë romantike në prag të Ditës së Shën Valentinit.

“Duke prezantuar më të fundit nga KHY: veshje esenciale të riimagjinuara në lesh artificial dhe lëkurë”, lexohej në mbishkrimin e postimit.

Koleksioni i ri, sipas Jenner, synon të sjellë stile të përditshme që janë njëkohësisht të sofistikuara dhe të rehatshme për çdo rast.

Kjo periudhë është emocionuese edhe për jetën personale të yllit të ‘The Kardashians’, pasi i dashuri i saj, aktori i famshëm Timothée Chalamet, është nominuar për çmimin ‘Oscar’ për rolin e tij si Bob Dylan në filmin biografik ‘A Complete Unknown’.

Jenner lansoi markën ‘Khy’ në tetor të vitit 2023, duke e prezantuar me një imazh të fuqishëm ku ajo kishte veshur një pallto të zezë me detaje zinxhir, një shenjë paralajmëruese për estetiken moderne që marka e saj po sjell në botën e modës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Magazina
Kalo në kategori