Kylie Jenner pati një paraqitje mahnitëse së bashku me partnerin e saj, Travis Scott, dhe vajzën e tyre në dokumentarin më të ri të Travis, i cili u dha premierë nga "Netflix" në Santa Monica

Miliarderja 22-vjeçare dukej mbresëlënëse veshur me një fustan të bardhë, përmes së cilit theksoi linjat e saj trupore.


GettyImages 1170617655 Travis Scott dhe Kylie Jenner në premierën e dokumentarit të ri të reperit (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Kylie dhe Travis kishin me vete në premierë vajzën e tyre Stormi, e cila bëri debutimin e saj në një tapet të kuq, për premierën e dokumentarit të ri për babanë e saj.

Travis dukej po aq elegant sa Kylie, duke zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë kafe saten, këmishë të errët dhe këpucë të mbyllura.

GettyImages 1170620869

Dokumentari i ri i reperit nga "Netflix" flet për turneun e tij fitimprurës ASTROWORLD nëpër botë, duke treguar suksesin e albumit të tij, që qëndroi në krye të Billboard 200.

Filmi i ëmbël prek pak edhe romancën e tij me Kylie, si dhe jetën e tyre familjare me vajzën 18 muajshe Stormi.

GettyImages 1170620786  Tommaso Boddi/Getty Images/Guliver)

Duke treguar dashurinë e tyre, çifti kanë dhuruar puthje të ngrohta për njëri-tjetrin para kamerave.

Ata kanë rrëmbyer vëmendjen e të gjithë për momentet intime që shfaqën në tapetin e kuq të premierës. /Telegrafi/

GettyImages 1170617660

GettyImages 1170620843

GettyImages 1170639536

GettyImages 1170639556