Kylie Jenner ka qenë duke shijuar kohën më të mirë me Travis Scott dhe vajzën e tyre, Stormi.

Si duket, kjo ka bërë që dyshja të afrohen më shumë mes vete, ku shëtitjet e tyre kohëve të fundit kanë nisur të shpeshtohen, shkruan Daily Mail.


Në një paraqitje të saj, Kylie është shfaqur e mrekullueshme me një fustan të bardhë, ndërsa dilte nga një hotel luksoz me Travis.

30999990 8543239 image m 116 1595298763377 1

Ndërsa, 28-vjeçari është parë me një bluzë me një kapele të bejsbollit, të kombinuara me një palë pantallona të markës ‘Denim’.

Që të dy, pas qëndrimit të gjatë në shtëpi në kohën e pandemisë coronavirus, tashmë janë duke shpenzuar kohën në pushime të ndryshme.

30999986 8543239 Cool dad Travis 28 sported a blue flannel over a matching printe a 33 1595314454525

Ani pse është aluduar mjaft shumë se Kylie dhe Travis janë kthyer së bashku, asnjëri prej tyre nuk është deklaruar për një gjë të tillë.

Përndryshe, ata janë kanë filluar romancën e tyre në prill të vitit 2017, ndërsa u ndanë në tetor të vitit 2019. /Telegrafi/