LAJMI I FUNDIT:

Kyle Walker zbulon prapaskenat se si ishte vetëm një hap larg transferimit te Bayerni

Kyle Walker zbulon prapaskenat se si ishte vetëm një hap larg transferimit te Bayerni

Kyle Walker është rikthyer të flas për verën e vitit 2023 kur ishte vetëm një hap pranë transferimit te gjiganti gjerman Bayern Munich.

Kapiteni i Manchester Cityt ka zbuluar prapaskenat se si ishte duke u transferuar në Munich, por në fund gjithçka dështoi.

Reprezentuesi anglez tha se nuk donte kurrë të largohet nga City, por vendosi për tu larguar për shkak se kishte tradhtuar gruan e tij dhe donte të ishte i qetë.


Gjashtë muaj pasi u bë baba i një vajze me të dashurën jashtë-martesore, Walker është në pritje të një fëmije me ish-gruan e tij
Lexo po ashtu Gjashtë muaj pasi u bë baba i një vajze me të dashurën jashtë-martesore, Walker është në pritje të një fëmije me ish-gruan e tij

“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga Manchester City. Jemi skuadra më e mirë në botë, unë doja vetëm të largohesha nga Anglia. E dija që në media do të bëhej shumë “zhurmë” për mua. Isha pranë transferimit te Bayern Munich, një klub i madh”.

“Por, në fund nuk munda të braktisja gjithçka. Jam ende në Angli dhe pavarësisht dhimbjes dhe emocioneve, unë ende mund të takoj fëmijët e mi dhe të dërgoj djalin tim në futboll. Në Gjermani nuk do të mund ta kisha bërë diçka të tillë”, deklaroi Walker.

Kyle Walker thotë se ka vetëm një lojtar 'në të njëjtën kllapë' si Messi dhe Ronaldo
Lexo po ashtu Kyle Walker thotë se ka vetëm një lojtar 'në të njëjtën kllapë' si Messi dhe Ronaldo

Tutje anglezi foli edhe për raportin e tij me trajnerin Pep Guardiola dhe besimin që i ka dhënë tekniku spanjoll gjithmonë.

“Guardiola nuk e dinte se çfarë po ndodhte me jetën time. Nuk e lajmërova sepse ai do të mendonte se nuk do të isha në gjendjen e duhur psikologjike për të luajtur futboll. Por, tani nuk kam mjaftueshëm fjalë për ta falënderuar sepse më mirëkuptoi. Në këto katër vite më ka besuar gjithnjë”, u shpreh Walker. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Liverpooli befason të gjithë - gjen zëvendësuesin ideal të Alexander-Arnold në Brazil

Premier League
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori