LAJMI I FUNDIT:

Ky ushtrim do t’i bëjë vithet tuaja të bukura

Ky ushtrim do t’i bëjë vithet tuaja të bukura

Ky ushtrim i thjeshtë, por i efektshëm për vithe të forta është i shkëlqyeshëm edhe për shkak që forcon këmbët tuaja dhe i bën më të shkathëta

Këtë ushtrim mund ta përfshini në ushtrimet tuaja, sepse nuk ju merr shumë kohë dhe është praktik, transmeton Telegrafi.

Mund ta bëni edhe në kuadër të ngrohjes, nëse nuk bëni ushtrime të tjera.

Ushtrimi Side Lunge është ideal për formësim ideal dhe të shpejtë të vitheve dhe mund ta bëni edhe derisa jeni duke dëgjuar audio-librin, derisa shikoni film apo mësoni gjuhë të re.

Sa më shumë që t’i bëni, do të jeni më të fortë dhe më të lëvizshëm. Ky ushtrim do të forcojë vithet tuaja, por edhe këmbët.

Në pozicionin fillestar është e nevojshme t’i hapni këmbët në gjerësi të supeve. Me këmbën e djathtë bëni një hap anash sa më shumë që mund të uleni galiç në të ashtu që këmba e majtë të jetë tërësisht e shtrirë.

Është me rëndësi edhe që shpina t’ju jetë drejt, ndërkaq shputat rrafsh.

Ushtroni 3 deri në 4 sete, ndërkaq në çdo set bëni midis 8 dhe 12 herë me këmbën e djathtë dhe përsëriteni të njëjtin ushtrim mëkëmbën e majtë.

/Telegrafi/