“Ky është vendimi më i vështirë në karrierën time”, Miralem Pjanic pensionohet nga kombëtarja
![“Ky është vendimi më i vështirë në karrierën time”, Miralem Pjanic pensionohet nga kombëtarja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/pjanic-bosna-780x439.jpg)
Miralem Pjanic i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar të Bosnjë-Hercegovinës dhe këtë e ka bërë të ditur mesfushori i Sharjah në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Mesfushori me eksperiencë theksoi se fanellën e kombëtares e mbante gjithmonë me krenari, por se kishte ardhur momenti për t’i dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues.
“Pas 16 vitesh për Bosnjën dhe Hercegovinën time, ka ardhur momenti të them se ka mbaruar. Ky është sigurisht një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me krenari të madhe dhe kënaqësi të vërtetë them – mjafton”.
“Kam luajtur 115 ndeshje, kam përjetuar kaq shumë gëzim, duke shkuar në Kupën e Botës – ishte e gjitha një ëndërr që kisha si fëmijë dhe që u bë realitet gjithmonë me dashuri dhe me krenari për fanellën e vendit tim, duke luajtur për popullin tim, për fansat tanë besnikë në mbarë botë”.
“Faleminderit të gjithë përzgjedhësve, stafit mjekësor dhe ekonomëve që na mbështetën në këtë rrugëtim. Faleminderit BH Fanaticos që besoi në mua dhe më ndihmoi të realizoj ëndrrën time dhe të luaj për vendin që dua. Mirënjohja më e madhe shkon për prindërit e mi dhe e gjithë familjen, ju ishit forca dhe mbështetja ime në çdo gjë”.
“Në çdo klub ku kam luajtur, kam qenë një boshnjak krenar, duke u përpjekur gjithmonë të jem një model për fëmijët tanë, duke shpresuar që edhe ata një ditë të hyjnë në klubet më të mëdha të botës. I uroj Kombëtares gjithë të mirat në të ardhmen. Sergej, mjeshtër, të uroj gjithë të mirat, ti ishe modeli im. Na çuat në lartësi të mëdha, shpresoj të na drejtoni sërish në rrugën e suksesit. Të dua Bosnja ime”, ka shkruar Pjanic në profilin e tij privat.
View this post on Instagram
Pjanic aktualisht është lojtar i ekipit Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kaloi nga Barcelona. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Juventusin, Romën, Lyonin dhe Metzin.
Meqë ra fjala, 34-vjeçari debutoi për kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës nën drejtimin e Miroslav Qira Blazheviqit në vitin 2008 kundër Bullgarisë në moshën 18-vjeçare.
Me Bosnjën ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Brazil 2014” dhe deri më tani ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/chelsea-milan-780x439.jpg)
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë
![Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-112014-780x439.jpg)
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier
![Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-095706-780x439.jpg)
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon
![Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/de-jong-1-780x439.jpg)
Barcelona i vendos çmim Frenkie de Jongut
![Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-100802-780x439.jpg)
Ylli i Liverpoolit ‘refuzon’ të rinovojë kontratën – dy klube angleze e duan atë
![Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-11-085611-780x439.jpg)
Arsenali po synon transferimin sensacional të yllit të Liverpoolit në verë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht