Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë gjatë ditës së sotme për një propozim-rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rezoluta, propozon që 11 korriku të shpallet Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës.
Veç kësaj, ajo dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës.
Ajo u sponsorizua nga tridhjetë vende ndërsa propozueset zyrtare të saj ishin Gjermania dhe Ruanda.
Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Srpska.
Siç bëhet e ditur, seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duhet të fillojë në orën 16:00 dhe të zgjasë deri në orën 19:00 sipas kohës sonë dhe mediat kanë zbuluar se si duhet të duket vetë procedura.
Sipas Zërit të Amerikës, Gjermania, e cila është një nga nismëtarët, do të prezantojë projekt-rezolutën.
Për propozimin e dokumentit nuk do të zhvillohet një debat formal, por shtetet do të mund të shpjegojnë qëndrimin e tyre, si rezultat i të cilit nuk do të ketë listë zyrtare të folësve gjatë seancës.
Gjithashtu, bashkë-sponzoruesit e projekt-rezolutës nuk do të lejohen të flasin.
Këto vende përfshijnë, ndër të tjera, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francën ose Italinë, por edhe bashkë-sponsorizuesit ballkanikë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut.
Deri në fund të tekstit, projekt-rezoluta për Srebrenicën ishte bashkë-sponsorizuar nga 39 vende.
Përfaqësuesi i Serbisë, presidenti Aleksandar Vuçiq, pritet të flasë para votimit.
Po ashtu duhet të flasë edhe përfaqësuesi i Malit të Zi, i cili deklaroi se do ta mbështesë, por nuk e ka bashkësponsorizuar projekt-rezolutën.
Mediat theksojnë se për miratimin e projekt-rezolutës kërkohet një shumicë e thjeshtë e anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme, e cila zakonisht shkon në 97 vende nga 193 gjithsej.
Ndryshe, në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.
Për gjenocidin e kryer u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.
Në mesin e tyre janë edhe presidenti i kohës së luftës i Republikës Srpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq.
Të dy ata u dënuan me burgim të përjetshëm, kujton REL.
Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të rezolutës për Srebrenicën dhe, një ditë para se të dilte në OKB, Asambleja e Republikës Srpska miratoi një notë proteste drejtuar vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar tërheqjen e rezolutës.
Ndërkohë, zëvendësambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Robert Wood, i tha Zërit të Amerikës se rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë është një sinjal i rëndësishëm për boshnjakët dhe kombet e tjera në mbarë botën se mizori të tilla nuk do të përsëriten.
“Është një njollë në ndërgjegjen ndërkombëtare. Na takon neve të tregojmë se nuk i kemi harruar njerëzit, Bosnjën dhe kombet e tjera që kanë përjetuar lloje të ngjashme masakrash dhe gjenocidi”, tha ai në një bisedë të fundit në selinë e Kombeve të Bashkuara.
Ai theksoi se kjo rezolutë është më e rëndësishmja për popullin boshnjak.
Një qëndrim i qartë u theksua edhe në Bruksel.
“Është pa diskutim që në Srebrenicë është kryer gjenocidi. Nuk duhet të ketë mohim apo relativizim të gjenocidit në Srebrenicë. Nuk është çështje mendimi – është vendim i institucioneve gjyqësore ndërkombëtare – Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Është shumë e qartë, në vitin 2007, u tregua se në Srebrenicë ishte kryer gjenocid. Të gjithë duhet ta pranojnë dhe respektojnë atë. Nuk ka vend në Evropë për vendet që hedhin dyshime për këtë”, citohet të ketë thënë Peter Stano, përfaqësues i mediave në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania