Themeluesi dhe disenjatori i brendit Self Portrait Han Chong po radhit suksese të pabesueshme në industrinë e modës, ndërkaq me suksesin e fundit është jashtëzakonisht krenar, sepse njëri ndër fustanet e tij të modeluara tashmë është shpallur kreacion i vitit.
Fustani i bardhë me detajin e dantellës në pjesën e sipërme dhe me fundin e mëndafshtë valëvitës deri tek thembrat brenda natës është bërë njëri ndër më të popullarizuarit ndër të famshmit, andaj mediumet tashmë e kanë shpallur rrobë e vitit.
Brendi londinez Self Portrait është bërë i famshëm me modelin e fustaneve romantike nga dantellat e përpunuara me laser, ndërkaq tani po vazhdon të radhit suksese, transmeton Telegrafi.
Fustani i bardhë prej 350 eurosh është në qendër të vëmendjes pasi që dukesha e Cambridge e ka veshur në premierën londineze të filmit “A Street Cat Named Bob”.
Pastaj të njëjtin fustan e ka veshur edhe pasanikja e njohur Paris Hilton në gala-mbrëmjen Amfar.
Derisa Kate Middleton stilin e ka përshtatur me këpucë me taka Gianvito Rossi dhe çantën Mulberi me ngjyrë të njëjtë, Paris Hilton dukjen e ka pasuruar me kurorë dhe vathë të varur.
Është zbuluar që nuk i ka rezistuar as e bija e shefit të Formulës 1, Tamara Ecclestone. Ajo me fustan ka pozuar për gazetën britanike “Evening Standard”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
Dhëmbët e parë të bebes – dhjetë shenjat paralajmëruese
Balenciaga shet një byzylyk që duket si shirit ngjitës, ndërsa çmimi është "i turpshëm"
Arsyet dhe sjellja e femrave që tradhtojnë
Fytyra plot jetë
Pesë stërvitje ideale kardio që do të formojnë trupin dhe do të definojnë muskujt tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit