Në orët e pasdites së sotme në hotelin “Swiss Diamond” ka ndodhur përleshje me armë zjarri në mes të dy reperëve Noizyt dhe Cozmanit.

Si pasojë e të shtënave është plagosur lehtë reperi nga Shqipëria, Noziy.


Dihet se dy grupet OTR ku bënë pjesë Noizy dhe Babastars pjesë e së cilit është edhe Cozman, tash e sa kohë janë në “hasmëri” mes vete, transmeton Telegrafi.

Noizy ishte i fundit i cili kishte ofenduar Cozman duke e quajtur vajzë.

Mirëpo katër vite më parë Babastars kishte publikuar një diss ndaj Noizyt, me të cilin kishin pasur një përleshje edhe në aeroportin e Cyrihut.

Siç duket këto kanë qenë edhe disa nga problemet që kanë quar deri tek përleshja e sotme me armë./Telegrafi/