LAJMI I FUNDIT:

Live

Live Seanca plenare e Kuvendit

Në mungesë të kuorumit, ndërpritet seanca e Kuvendit

Përditesuar 04/10/2023 12:51

Seanca e Kuvendit të Kosovës të mërkurën është ndërprerë për shkak të refuzimit të opozitës që të marrë pjesë në votim.

Në rend dite ishin 21 pika, por disa prej tyre nuk u shqyrtuan nga deputetët pasi kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës.


Në mesin e tyre ishin edhe disa marrëveshje ndërkombëtare, por asnjëra prej tyre nuk u votua. Dy partitë opozitare, PDK dhe AAK nuk morën pjesë fare në votim, ndërkaq votat e partisë në pushtet, LVV-së dhe LDK-së ishin të pamjaftueshme për t’i kaluar të njëjtat. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 14:39:08" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 14:39" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 14:39

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare i votojmë atëherë kur e caktoni datën e zgjedhjeve

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.


Në seancën e Kuvendit të mërkurën, ai ka deklaruar se legjislatura aktuale është jofunksionale.

“Grupi Parlamentar i PDK-së sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare e ka qëndrimin e qartë për të gjitha projektligjet që vijnë këtu në Kuvend. Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë e angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve”, është shprehur Tahiri.

Ai tutje ka ftuar deputetët që të diskutojnë për datën e zgjedhjeve pasi siç ka thënë, paraja publike po shpenzohet kot.

“Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që të dakordohemi kur ta çojmë vendin në zgjedhje, ta shpërbëjmë këtë legjislaturë jofunksionale, jemi dakord që brenda asaj dite do t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Pra, atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky Parlament, të njëjtën ditë do t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Por, jo me këtë jonfunksionalitet që është duke vazhduar që një kohë të gjatë nuk ia vlen me shpenzimin e parasë publike”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 14:23:03" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 14:23" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 14:23

Përzgjedhja e komisionarit parlamentar të FSK-së, Hilmi Jashari tërhiqet nga kandidatura

Nga tre kandidatët për pozitën e komisionarit parlamentar të FSK-së, kandidati Hilmi Jashari është tërhequr nga kjo garë.  

Kështu bëri të ditur kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, njëherësh deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.


Ai ftoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë njërin nga anëtarët për këtë pozitë.

“Hilmi Jashari, Fadil Hadërgjonaj, Fetah Zejnullahu u zgjodhën si kandidatë për këtë pozitë…Një nga kriteret ligjore për këtë pozitë është që kandidatët t’i nënshtrohen kontrollit të sigurisë para fazës së dërgimit në Kuvend për votim. Procesi i verifikimit ka marr kohë dhe komisioni në mbledhjen e saj konstatoj se janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore për të proceduar në seancë zgjedhjen e komisionarit. Ndërkohë, Hilmi Jashari i ka drejtuar kryetari të Kuvendit aktin e dorëheqjes nga kjo kandidaturë. I ftoj të gjithë deputetët që të hyjnë në këtë votim”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 14:05:35" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 14:05" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 14:05

“Më tregoni nëse ka interesim që sot me kalu ndonjë ligj”, Konjufca “nervozohet” me deputetët, i kërkon Kusari-Lilës dhe Gashit të mbajnë takim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila që të zhvillojë një takim me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.


Kjo kërkesë e Konjufcës erdhi pasi që Kuvendi në mungesë të kuorumit nuk po mund të votojë asnjë nga pikat e rendit të ditës, kjo për arsye se deputetët e opozitës nuk po marrin pjesë në votim.

“57 deputetë po votojnë Kuvendi nuk ka kuorum për ta votuar Projektligjin për tekstet shkollore, dhe i njëjti i baret seancës tjetër. E ftoj kryetaren e Grupit Parlamentar të LVV-së të bëjë një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe të më tregojnë nëse ka interesim me kalu ndonjë projektligj sot në Kuvend apo jo, nëse jo me mbyll seancën menjëherë sepse kështu nuk shkon”, tha Konjufca.

Ai shtoi se është mirë të tregohet se për cilat ligje ka konsensus që ti kaloj Kuvendi sot. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 13:57:06" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 13:57" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 13:57

Konjufca: Një Kuvend që nuk mund t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk ia vlen të ekzistojë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka shtyrë për seancën e radhës marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryeparlamentari pas kësaj tha se një kuvend që nuk e ka kapacitetin t’i kalojë marrëveshjet ndërkombëtare nuk ia vlen të ekzistojë.


“Me thanë të drejtën, unë si kryetar i Kuvendit të Kosovës mendoj i cili që një kuvend nuk e ka kapacitetin objektiv me kalu marrëveshje ndërkombëtare nuk ia vlen me ekzitu legjislatura hiq”, tha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 13:57:01" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 13:57" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 13:57

Gashi: Ministri i Financave të ndalojë duke shpifur se LDK nuk po i përkrah marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka demantuar deklaratën e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili pati thënë se LDK-ja është kundër marrëveshjeve ndërkombëtare.

Gashi gjatë seancës plenare ka thënë se deklarata të tilla janë të pasakta.


“Në vazhdimësi kemi pa shpifje dhe të pavërteta nga ministri i Financave, i cili deklaron në Facebook se Grupi parlamentar i LDK-së nuk po i përkrah marrëveshjet ndërkombëtare, e që është e pavërtetë. Ne i kemi përkrah përveç marrëveshjes me OPEC-un, të gjithë marrëveshjet tjera”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu tha se “ mendoj që është e padrejtë, e pasaktë dhe e pa duhur dhe nuk i kontribuon ndërtimit të një konsensusi në Kuvend për kalimin e këtyre projektligjeve. Duhet me u ndalë mos me rrejt më ministri i Financave për këto çështje”, tha Gashi. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 13:55:02" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 13:55" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 13:55

Dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – shkak bojkotimi nga opozita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në mungesë të kuorumit për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, i ka bartur në seancën e ardhshme katër prej tyre të cilat ishin në rendin e ditës së sotme.


Konjufca tha se nuk votohen marrëveshjet ndërkombëtare për shkak se nuk ka kuorum, pasi që një pjesë e deputetëve nuk po marrin pjesë në votim.

Këto katër marrëveshje që dështuan të miratohen sot janë:

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

– Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 13:48:02" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 13:48" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 13:48

Miratohet Projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.


Nga 85 deputetë të pranishëm në sallë, 63 deputetë vetëm morën pjesë në votim.

Nga ta 58 deputetë votuan pro, 1 votë ishte kundër dhe 4 abstenime.

I njëjti Projektligj kishte dështuar të miratohej në Kuvend për tri herë radhazi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me këtë Projektligj rregullohet kujdesi shëndetësor, procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura si e drejtë riprodhuese e individit kur nuk arrihet shtatzëni e dëshiruar me rrugë natyrore. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 13:25:08" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 13:25" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 13:25

Muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, deputetja Matoshi solidarizohet me gratë e prekura nga kjo sëmundje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adriana Matoshi në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit është solidarizuar me gratë e prekura nga kjo sëmundje.

Matoshi po ashtu ka vizatuar një shenjë në mes të ballit e cila simbolizon muajin ndërkombëtarë kundër kancerit të gjirit.


Ndryshe, dy ditë më parë është bërë hapja e fushatës për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "10-04-2023 13:14:26" ["time"]=> string(16) "04/10/2023 13:14" ["update"]=> bool(false) } 04/10/2023 13:14

Rendi i ditës në seancën e sotme

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë ku në rend dite janë pikat e mëposhtme:

– Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,


– Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

– Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

Reklama
– Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

– Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

– Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-207 për tekstet shkollore,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

Reklama
– Zgjedhja e Komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

– Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve nga radhët e komunitetit shqiptarë në Komisionin e Pavarur për Media,

– Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

Reklama
– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.​