Kushtetuesja: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit, zgjedhjet e reja mbahen pas 45 ditëve

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani nuk prodhon asnjë efekt juridik.
Sipas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, nëse Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar prej 34 ditësh, atëherë Kuvendi do të shpërndahet automatikisht, sipas nenit 82 të Kushtetutës së Kosovës.
Pas shpërndarjes automatikë, do të organizohen zgjedhje të parakohshme për Kuvend, të cilat duhet të zhvillohen brenda 45 ditëve nga momenti i shpërndarjes, duke respektuar afatet dhe procedurat e përcaktuara me ligj.
Ky mekanizëm ligjor synon të garantojë funksionimin normal të institucioneve dhe të shmangë bllokimet politike në vend. /Telegrafi/






















































