Kush trajtohet në psikiatrinë forenzike në Kosovë? Shpend Haxhibeqiri flet për punën pas dyerve të mbyllura brenda institucionit

Në episodin e 43-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital, Shpend Haxhibeqiri – specialist i psikiatrisë forenzike dhe ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, ndau përvojat dhe sfidat nga puna me pacientë që për shkak të çrregullimeve mendore, kryejnë vepra penale dhe trajtohen në institucione të posaçme.
Haxhibeqiri shpjegoi se në institucionin që ai drejton trajtohen persona që kanë kryer vepra penale, por që vuajnë edhe nga çrregullime psikike.
Ai vlerësoi punën që bëhet në Institut duke theksuar se ekziston një nevojë e madhe për shtim të stafit profesional për shkak të rritjes së kërkesave dhe natyrës komplekse të rasteve.
“Për këto 10 vite janë kryer rreth 3 mijë ekspertiza psikiatrike-forenzike, ndërsa shërbim kanë marrë afërsisht 1,800 deri në 2,000 persona. Nga 36 shtretër në dispozicion, 24 janë të dedikuar për pacientët me trajtim të detyrueshëm”, theksoi ai.
Po ashtu, Haxhibeqiri foli edhe për bashkëpunimin e ndërsjellë që Instituti ka me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, si dhe me institucione të tjera relevante.
Gjatë podcastit, Haxhibeqiri foli edhe për rastin e Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj.
Për më shumë ndiqni podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
































