Moda mashkullore nuk ka më një model të vetëm. Eleganca sot matet po aq me guximin për të qenë ndryshe, sa edhe me respektin për traditën

Revista prestigjioze “New York Times Magazine” ka publikuar listën e saj vjetore të meshkujve më të veshur bukur për vitin 2025, një përzgjedhje që çdo vit tërheq vëmendje të madhe në botën e modës dhe kulturës. Ashtu si zakonisht, lista përfshin figura të njohura nga fusha të ndryshme të jetës publike, nga muzika dhe kinematografia, te sporti dhe institucionet fetare, duke dëshmuar se stili personal nuk njeh kufij profesioni.


Këtë vit, lista e meshkujve ka ngjallur interes të veçantë, sepse nuk favorizon vetëm elegancën klasike, por edhe guximin, origjinalitetin dhe identitetin individual në veshje. Më poshtë janë disa nga emrat që u dalluan për stilin e tyre unik dhe ndikimin që kanë në modën bashkëkohore.

Këta burra nuk janë thjesht të veshur bukur - ata përmes stilit tregojnë histori, identitet dhe qëndrime personale.pr

profimedia

Reperi amerikan A$AP Rocky prej vitesh konsiderohet një ikonë e modës urbane dhe avangarde. Ai është i njohur për aftësinë për të kombinuar modën e lartë me elemente urbane, duke sfiduar vazhdimisht normat tradicionale të veshjes mashkullore. Bashkëpunimet e tij me shtëpi të njohura mode dhe prania e rregullt në javët ndërkombëtare të modës e kanë shndërruar në një nga figurat më me ndikim në këtë fushë.

2. Bad Bunny

profimedia

Stili i reperit portorikan Bad Bunny është gjithçka tjetër përveçse i zakonshëm. Ai njihet për zgjedhje ekstreme dhe eksperimentale, duke përzier ngjyra, forma dhe silueta që shpesh bien ndesh me “rregullat” klasike të modës. Pikërisht kjo qasje e lirë dhe pa kompromis e ka bërë Bad Bunny një simbol të modës pa gjini dhe një zë të fuqishëm të brezit të ri.

3. Walton Goggins

profimedia

Rikthimi i aktorit Walton Goggins në qendër të vëmendjes, falë rolit të tij në sezonin e tretë të serialit të famshëm “The White Lotus”, u shoqërua edhe me një prani mbresëlënëse në tapetin e kuq. Stili i tij është i paparashikueshëm, shpesh provokues dhe larg konvencionalitetit, çka e bën çdo paraqitje të tij një deklaratë të fortë mode. Goggins dëshmon se individualiteti është forma më e lartë e stilit.

4. Papa Leo XIV

profimedia

Edhe pse veshja papnore i nënshtrohet rregullave strikte tradicionale, Papa Leo XIV ka tërhequr vëmendjen përmes aksesorëve të papritur, që i japin një dimension njerëzor dhe modern figurës së tij. Një nga momentet më të përfolura ishte kur ai u shfaq me një kapele sportive me inicialet e Chicago White Sox, dhuratë nga një çift besimtarësh. Pikërisht ky kontrast mes traditës dhe spontanitetit e bëri emrin e tij një surprizë të këndshme në listën e “New York Times”.

5. Shah Rukh Khan

profimedia

Ikona e Bollywood-it, Shah Rukh Khan, mbetet prej dekadash sinonim i elegancës mashkullore. Qoftë në kostume klasike apo në veshje moderne të dizajnuara me finesë, ai rrezaton karizëm dhe stil natyral. Mjafton një paraqitje e tij publike për të kuptuar pse është përfshirë në listën e meshkujve më të veshur bukur, Shah Rukh Khan përfaqëson harmoninë perfekte mes klasikes dhe bashkëkohores. /Telegrafi/