Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.
Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane.
Në sytë e shumë amerikanëve McCain ishte një hero lufte dhe një patriot.
Ai përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat dhe u bë i njohur si një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.
John McCain u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1982 dhe në Senat në 1986.
Ai ishte një politikan konservator në shumicën e çështjeve dhe u përpoq sidomos për reformën e financimit të fushatave dhe për çështjen e amerikanëve që rezultonin të zhdukur në Vietnam.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 ai u përball me kandidatin demokrat Barak Obama dhe humbi.
Megjithatë ai vazhdoi të shërbejë në senatin amerikan.
Zoti McCain tregoi mjaft interesim për çështjet e Ballkanit dhe e ka vizituar disa herë rajonin.
Në prill 2017, gjatë një vizite në Kosovë, ai kujtoi përpjekjet e bëra në rrugën e Kosovës për të arritur tek pavarësia.
Në parlamentin e Kosovës ai tha: “Me gjithë përparimin që ka bërë Kosova, ende mbeten shumë punë për t’u bërë. Por në këtë punë, ju nuk do të jeni vetëm. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin për të përmbushur sfidat dhe për të shfrytëzuar mundësitë që keni përpara. Nëse më lejoni, si një mik i vjetër që dëshiron ta shohë Kosovën të ketë sukses, do të doja të ndaja me ju shpresat e mia për të ardhmen e ndritur të Kosovës”.
Muajt e fundit të jetës McCain i kaloi larg syve të publikut në shtetin e Arizonës, duke pranuar vizita nga miqtë e shumtë dhe politikanët e afërt me të.
Ai vuante nga glioblastoma, një lloj kanceri i trurit.
Menjëherë pas njoftimit për ndarjen e tij nga jeta, President Donald Trump shprehu me Twitter ngushëllimet e tij:
“Ngushëllimet dhe respektin më të thellë për familjen e Senatorit John McCain. Zemrat dhe lutjet tona janë me ju”, shkruante Presidenti Trump.
Në kujtimet e tij të botuara në muajin maj, McCain shkruante se i vinte keq që po ndahej nga bota, por nuk kishte ankesa.
“Krijova një vend të vogël për veten në tregimin e Amerikës dhe në historinë e kohëve të mia”,shkruante ai.
Muajt e fundit, ai ka qenë një kritik i ashpër i Presidentit Trump për çështje të ndryshme.
Ai thoshte se e shihte Presidentin Trump dhe ideologjinë e tij Amerika e Para si një largim nga vlerat dhe tradita e udhëheqjes globale që ai mendonte se mishërojnë Shtetet e Bashkuara. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës