Kush ishte lojtari i ndeshjes: Real Madrid 3-0 RB Salzburg

Vinicius Junior u zgjodh Lojtari i Ndeshjes në fitoren e Real Madridit ndaj Salzburgut në fazën e grupeve të Kupës së Botës për Klube
Ai shënoi golin e parë dhe asistoi për të dytin me një asist me thembër për Valverden.
Pas ndeshjes, Vinicius tha: "Jam i kënaqur me golin, asistin dhe gjithçka që po bëjmë në këtë garë".
"Tani vjen pjesa më e rëndësishme, pjesa që e shijojmë më shumë, ku mund të fitojmë një titull të rëndësishëm për këtë klub".
"Ndihemi mirë, luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte pak më e dobët, por kjo është normale."
"Duhet të pushojmë për ndeshjen tjetër, e cila është shumë e rëndësishme në 1/8 e finales, dhe nuk mund të gabojmë", përfundoi Vinicius. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































