Emily Ratajkowski shijoi një moment me plot pasion me aktorin dhe komedianin, Stephane Bak, ndërsa dyshja zyrtarizuan romancën e tyre.

Supermodelja, 32 vjeçe, dukej se po kalonte një kohë të mirë më yllin francez, 27 vjeçar.


Edhe pse ai nuk është ende i njohur, Stephane ka krijuar një karrierë të suksesshme në Francë.

77027785 12674949 New beau Emily Ratajkowski enjoyed a passionate PDA session with m 111 1698317668664 Foto: Shutterstock

Ai u shfaq më parë si "Komediani më i ri në Francë" në vitin 2012 kur ishte vetëm 16 vjeç.

Këtu është gjithçka që duhet të dini për aktorin:

Stephane filloi herët në botën e shoëbizit, duke performuar ‘stand-up’ komedi nëpër klube në Paris pak pasi mbushi 14 vjeç.

Ylli franko-kongolez u përjashtua nga shkolla e mesme në vitin 2011 dhe më vonë u autorizua nga Departamenti Francez i Çështjeve Sociale për të filluar punën në moshën 14-vjeçare - duke çuar në karrierën e tij në komedi.

76997167 12674949 Oh my Emily Ratajkowski enjoyed an extremely passionate PDA sess a 104 1698315108004 Foto: Backgrid

Ai performoi në Festivalin e Komedisë në Montreal në 2011 dhe në vendin e koncerteve Grand Rex vitin e ardhshëm.

I njëjti mori famë të madhe në 2013 kur u shfaq si tregtar në filmin komedi francez “Les gamins”.

76997261 12674949 Kiss The supermodel 32 who has dated the likes of Eric Andr DJ O a 105 1698315108025 Foto: Backgrid

Stephane u shfaq në filma dhe video muzikore të tjera franceze në vitet e mëvonshme përpara se të merrej me një rol të vogël në filmin thriller të Paul Verhoeven “Elle” në 2016.

Tre vjet më vonë, ai pati një rol kryesor në dramën “Roads” përballë aktorit të Dunkirk, Fionn Whitehead.

77027773 12674949 image m 110 1698317557272 Foto: Shutterstock

Roli i tij më i dukshëm erdhi në filmin e Wes-it në vitin 2023 “Asteroid City” si student së bashku me Scarlett Johansson dhe Tom Hanks.

Së bashku me karrierën e tij të aktrimit, Stephane ka modeluar edhe për markën spanjolle të modës “Loewe” së bashku me yllin e “The Crown”, Josh O'Connor.

77027779 12674949 image m 109 1698317551206 Foto: Shutterstock

Stephane e ka mbajtur jetën e tij personale larg vëmendjes dhe nuk ka qenë në asnjë lidhje të njohur publikisht.

Emily ishte e martuar më parë me Sebastian Bear-McClard, i cili ndan djalin Sylvester Apollo Bear, dy vjeç. /Telegrafi/

77027965 12674949 Limelight His most notable role came in Wes s 2023 film Asteroid m 113 1698317788403 Foto: Shutterstock