Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas saj, kjo Qeveri për të mirën e vendit dhe të qytetarëve duhet të shkojë në shtëpi.
Kusari në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për koalicionin qeverisës, dialogun me shtetin serb, bashkëpunimin opozitar dhe taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.
Ajo ka numëruar disa nga arsyet pse Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duhet të rrëzohet me anë të mocionit, teksa ka thënë se ky koalicion qeverisës nuk ka potencial për të bërë reforma të mirëfillta të shtetit.
“Po e vërej që partitë e mëdha janë duke bërë kalkulime a i kanë kryer zgjedhjet e brendshme a janë gati, mendoj që për Kosovën është e domosdoshme, për të mirën e qytetarëve që kjo qeveri të shkojë në shtëpi. Kemi ikje të vazhdueshme të përgjegjësive që ata i kanë, duke filluar nga dialogu, nga zhvillimi ekonomik, nga reformat në drejtësi, nga arsimi. Aq shumë kanë sjell parregullsi edhe keqmenaxhim sa që më të vërtetë do të ishte turp me mendua që këta kanë ndonjë potencial ose kapacitet për të bërë një reformë të mirëfilltë të shtetit”, thotë ajo.
Ajo thotë që synimi i partive në pushtet është zhvatja sa më e madhe e pushtetit dhe nxjerrja e privilegjeve.
Sipas saj, kjo qeveri ka zgjatur deri tani për shkak të përçarjeve në opozitë, meqë sipas saj nëse opozita do të ishte e unifikuar dhe koordinuar, shumë më herët do të kishte zgjedhje.
Sipas Kusarit-Lila, partnerët e koalicionit qeverisës janë të bashkuar vetëm rreth interesit të tyre, dhe jo për shtyrje përpara të interesave të vendit.
“Jo, ata vetëm janë bashkuar rreth interesit edhe rreth zhvatjes. As një interes tjetër për shtyrjen përpara të proceseve të vendit nuk i lidh këta njerëz”, u shpreh ajo.
Kusari ka deklaruar se opozita e tanishme mund të jetë Qeveria e ardhshme vetëm në rast se ndërtohet mbi parime të njëjta, të përbashkëta dhe të qarta.
Qeveria e ardhshme sipas saj e ka një detyrë tepër serioze, por tepër të rëndë. Ajo deklaron se Qeveria e ardhshme duhet ta kuptojë që me qeverisë nuk është vetëm privilegj, por është përgjegjësi., derisa thotë se papërgjegjësia e kësaj Qeverie e rrit përgjegjësinë e Qeverisë së ardhshme.
“Opozita e sotme mund të jetë Qeveria e ardhshme vetëm në rast se ndërtohet mbi parime të njëjta dhe të përbashkëta dhe të qarta”, deklaroi ajo.
Nëse vazhdon kjo situatë, ajo thotë se do të përballen me një depopullim të Kosovës dhe të humbjes së shpresës për ata që janë në Kosovë.
Kusari ka folur edhe për Partinë Socialdemokrate, për të cilën ka thënë se me ndihmën që i ka dhënë Qeverisë ka vepruar sikur të ishte parti në pushtet.
“Zyrtarisht e shoh në opozitë, natyrisht ata janë të përcaktuar se nuk kanë marr pushtet, por me ndihmën që ia kanë dhënë Qeverisë i kanë ndihmuar si të ishin parti në pushtet. Do të thotë, votimi i buxhetit, pjesëmarrja në ekipin negociator dhe dialogun, mënyrën se si e kanë parë apo si janë pozicionuar që të marrin pozita udhëheqëse në dialog në kundërshti me vlerat kushtetuese, nuk mundesh me i shfajësua dikush dhe me thënë se këta i kanë bërë vetëm për të mirën e vendit, kur dukshëm është se kanë kalkuluar në atë se sa mundet partia me u aktualizua ose me u fuqizua në skenën politike. Po mendoj që ende nuk është vonë, kanë mundësi me reflektua dhe kanë mundësi me qenë pjesë edhe të rrëzimit të Qeverisë, po ndoshta edhe një qeverisje të ardhshme”, u shpreh ajo.
Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator, Kusari potencon se në rrethanat në të cilat është Qeveria sot është e pakuptimtë të kërkohet nga kryeministri Haradinaj të udhëheq me dialogun.
“Dialogu është përgjegjësi e Qeverisë, ndërsa rrethanat në të cilat e kemi Qeverinë sot po më duket e pakuptimtë të shkojmë dhe të kërkojmë prej kryeministrit Haradinaj me udhëheq dialog, ose me mendua që ka me pas hapësirë ose potencial me pas sukses dialogu”, potencon ajo.
Ajo thotë se para se të shkojë Kosova në dialog duhet të ketë strukturën, temat, objektivat dhe afatet kohore, e nëse këto nuk janë sipas saj nuk ka arsye që të shkohet në dialog.
Kryetarja e Alternativës thotë se Kosovë përveç se duhet të ketë kushte për të dialoguar me Serbinë, duhet të ketë edhe një listë me tema dhe objektiva që synon t’i nxjerrë nga dialogu.
Sipas saj, Serbia duhet të pranojë krimet që ka bërë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe duhet të paguajë për atë që ka bërë.
Kusari ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
“Taksa e ka tejkaluar vetën, do të thotë e ka tejkaluar qëllimin për arsye se kemi dështuar si shtet me ia vendos një objektivë të qartë taksës. Taksa prej fillimit, e kam mbështetur taksën dhe deklaroi edhe sot që do të ishte shumë më e dobishme për vendin sikur të kishte objektivë të caktuar, do të thotë të thuhet se kjo taksë mbetet në fuqi deri në plotësimin e 1, 2, 3, 4, kërkesave specifike që Kosova ia vendos Serbisë”, u shpreh ajo.
Kusari ka folur edhe për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, për të cilin thotë se është një projekt i cili fsheh korrupsion të madh. Sipas saj, një autostradë e cilën më shumë se gjysmën vlerën e ka shpronësim nuk është projekt fizibil për t’u ndërtuar.
Sa i përket listave të veteranët, ajo tha se duhet të dënohen të gjithë ata që janë të përfshirë e për të cilët ka fakte.
Kusari për një mandat ka udhëhequr me Komunën e Gjakovës, por që thotë se më nuk do të synojë të rimerr postin e kryetares së kësaj komune.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri