Kryetarja e Alternativës që është edhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti e Industri, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për refuzimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa si dhe atij për Integrime Evropiane për lejimin e importit të veturave deri në 15 vjet të vjetra.
Ajo theksoi se importimi i këtyre veturave përveç që shkakton ndotjen e ajrit, ndikon që të rritet edhe numri i aksidenteve me fatalitet.
Lejimi i importimit të veturave deri në 15 vjet të vjetra është kundërshtuar edhe nga përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.
“Shumë brengosëse, në fakt vetë propozimi për ndryshim të projektligjit ka ardhë me një skepticizëm të madh jo vetëm nga deputetët por dhe shoqëria civile, ka një reagim shumë të madh”.
“Duhet të insistohet që kufizimi i viteve i cili është zgjeruar të mbetet prapë në nivelin që ka qenë, por gjithashtu të implementohet edhe standardi EURO 4″.
“Ajo që është e rëndësishme është se sa pak vëmendje po i kushtohet ndotjes së ajrit, i cili krijohet më së shumti nga ndotja e automjeteve”.
Deputetja e Alternativës ka thënë po ashtu se “importimi i veturave të vjetra dhe pa një standard të mirëfilltë do të ndikojë në numrin e fatkeqësive të cilat vetëm se janë në rritje në Kosovë”.
“Vetëm për gjysmën e parë të vitit, kemi pasur 90 raste me fatalitet dhe çdo ditë po ndodhin të tilla andaj një ndërhyrje e tillë në projektligj pa pasur nevojë, arsyetimi se po e shtyjmë moshën e automjeteve gjegjësisht mund të importojmë automjete më të vjetra për ta zgjeruar bazën që më shumë qytetarë të pajisen me vetura, nuk qëndron fare”.
Kusari-Lila në Klan Kosova ka treguar edhe se kush sipas saj ka iniciuar idenë e ndryshimeve ligjore për këtë çështje.
“Është e sponsorizuar nga një deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së me disa nënshkrime të deputetëve tjerë. Natyrisht se nuk mund ta marrë mbështetjen e komisioneve, sikurse ai për Integrime Europiane ka refuzuar për shkak se nuk është në përputhshmëri me standardet e Bashkimit Europian”.
Deputetja e Alternativës deklaroi se vendet e rajonit kanë kritere edhe më të ashpra duke përfshirë matësin e emetimit të gazrave në një automjet.
“Shqipëria dhe Maqedonia e kanë edhe një element shtesë, një pajisje që e bënë matjen e emetimit të gazrave në automjete. Këtu ende nuk është bërë praktikë por duhet që domosdoshmërisht të përfshihet, që të ketë pajisje që bëjnë matjen në secilin automjet të lirimit të gazrave apo CO2 në mënyrë të të dihet saktë te secili automjet se sa është dëmi që ia shkakton natyrës”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë