Kurzawa refuzon Interin, por italianët nuk dorëzohen

277:"SINGAPORE, SINGAPORE - JULY 30: Layvin Kurzawa of Paris Saint Germain controls the ball during the International Champions Cup match between Paris Saint Germain and Club de Atletico Madrid at the National Stadium on July 30, 2018 in Singapore. (Photo by Lionel Ng/Getty Images) 12:"Getty Images
Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa, raportohet se ka refuzuar një kalim te Interi.
Kurzawa është pjesë e gjigantëve francez që kur u bashkua nga Monaco në verën e vitit 2015 për 24 milionë euro.
Ai nuk preferohet shumë së fundmi nga klubi, duke bërë vetëm 10 paraqitje në Ligue 1.

L'Equipe shkruan se Nerazzurri i janë ofruar lojtarit me një ofertë, por ky i fundit e ka refuzuar.
Besohet se 27-vjeçari dëshiron një transferim në Ligën Premier nëse do të largohet nga PSG.

E përditshmja franceze pretendon se Inter nuk heq dorë lehtë dhe po po përgatisin një propozim të dytë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































