Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti të cilin e informoi për të gjitha masat që i kanë marrë dhe gjendjen në këtë komunë si komuna e parë ku u shfaq rasti i parë me COVID-19.
Haliti tha se shpresojnë që shumë shpejt të dal nga karantina edhe fshati Stubëll.
“E informova kryeminsitrin për gjendjen në Komunënë e Vitisë, pasi jemi komuna e parë që kemi pasur rastin e parë me COVID-19, pas ardhjes nga Italia të 77-vjeçarit bashkë me gjashtë anëtarët e familjes së tij, por që për fat të mirë e kemi numrin tre të të shëruarve dhe katër i kemi ende që po presin rezultatet, që shpresojmë të dalin negative për shkak se janë mirë me shëndet. Shpresojmë që edhe Stubllën ta lirojmë nga karantina, për shkak se sot një muaj Vitia ka qenë në karantinë. Po presim ditë të mira, por duke i respektuar masat e rregullat”, tha Haliti.
Kurti tha se në Viti, ministrat kanë punuar bashkë me kryetarin e Komunës së Vitisë, dhe respektimi i masave të marra ka bërë që tashmë të ketë vetëm katër raste të personave të infektuar.
“Një muaj pasi rasti i parë u shfaq në Viti, kemi tre të shëruar dhe katër të infektuar, është dëshmi e masave të ndërmarra, vendimeve të zbatuara e të respektuara. Erdhëm në Viti për të falënderuar edhe ta inkurajojmë ta shtoj vigjilencën e disiplinën në muajin prill, që të dalin nga kjo krizë shëndetësore me sa më pak pasoja”, tha Kurti.
Kurti u pyet edhe për kyçjen e këtij qyteti në autostradë, ku tha se kjo është një punë që do të bëhet por me një kosto më të ulët.
“Ne do të merremi edhe me qasjen e Komunës së Vitisë në autostradë. E kemi marrë një vendim pasi ishtë qasje shumë e shtrenjtë dhe e jashëligjshme. Kyçja në autostradë do të bëhet me një kosto më të ulët”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker