LAJMI I FUNDIT:

Kurti uron romët në Ditën ndërkombëtare të tyre: Varfërinë ta luftojmë me edukim, paragjykimet me bashkëpunim

Kurti uron romët në Ditën ndërkombëtare të tyre: Varfërinë ta luftojmë me edukim, paragjykimet me bashkëpunim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar sot romët në Ditën ndërkombëtare të tyre, ndërsa tha se nuk do të pushojnë së punuar derisa të gjithë qytetarët pa përjashtim e pa dallim të kenë mundësi dhe shanse të barabarta për zhvillim.

Kurti tha se varfëria duhet të luftohet me edukim, kurse paragjykimet me bashkëpunim.

“Nuk ndalemi sepse, për dallim nga tjerët, ne progresin shoqëror nuk e matim me kushtet, mundësitë dhe mirëqenien e atyre që gjenden në majë, por me mundësitë dhe mirëqenien e atyre që gjenden në fund. E në fund, fatkeqësisht janë shumë: afër 18% e qytetarëve tanë jetojnë nën kufirin e varfërisë. Por varfërinë duhet ta luftojmë me edukim kurse paragjykimet me bashkëpunim”, tha ai.


Sipas tij, mungesa e edukimit, punësimit e banimit dhe e pjesëmarrjes në jetën publike nuk janë problem i komuniteteve që ato duhet t’i zgjidhin të vetëm e ndaras por problem i përbashkët.

“Qeveria me politikat e saj do të krijojë kushte dhe mundësi të barabarta për të siguruar të drejta të barabarta. Prandaj ne do të ndërhyjmë me politika favorizuese aty ku shfrytëzimi i të drejtave pamundësohet nga mungesa e mundësive. E ardhmja jonë është tek edukimi cilësor i fëmijëve tanë, andaj do të heqim barrierat për mësim sikurse distanca e largët nga shkollat, kualiteti i dobët e ushqimi i munguar. Secili fëmijë do të ketë kushtet e barabarta për mësim cilësor pa paragjykuar se prej nga vjen dhe sa fitojnë prindërit e saj apo tij. Le të punojmë çdo ditë bashkë sepse kemi shtetin dhe ardhmërinë të përbashkët!”, shprehet Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori