LAJMI I FUNDIT:

Kurti të moshuarve: Do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë në detyrë

Kurti të moshuarve: Do ta keni mbështetjen time dhe të Qeverisë në detyrë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zv. ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, vizituan Shtëpinë e Personave të Moshuar në Prishtinë. Aty u pritën nga stafi drejtues, përkujdesës dhe rezidentët e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shoqërinë tonë.

“Në kuadër të Shtëpisë për Persona të Moshuar dhe pa Përkujdesje Familjare janë të strehuar dhe marrinë shërbime 76 rezidentë, të cilët janë nën kujdes 24 orë nga një staf prej 58 vetash. Pas situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, dhe duke e parasysh rrezikshmërinë e lartë që virusi Corona paraqet për të moshuarit, stafi drejtues dhe përkujdesës ka ndërmarrë veprimet e duhura dhe të menjëhershme për ruajtjen e shëndetit të të moshuarve rezidentë. Këto veprime përfshijnë dezinfektimin e hapësirave ku qëndrojnë dhe jetojnë të moshuarit, furnizimin e rregullt me mjete mbrojtëse dhe ndalimi në hyrje-dalje nga institucioni dhe ndalimin e vizitave familjarëve. Si rrjedhojë, asnjëri nga të moshuarit rezidentë dhe askush nga stafi nuk ka rezultuar i infektuar me COVID-19”, thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri në detyrë i falënderoi për mirëpritjen dhe u uroi të gjithë të moshuarve rezidentë shëndet. Stafin e falënderoi për kujdesin e vazhdueshëm ndaj tyre. Ai theksoi se shteti duhet të dëshmohet me të moshuarit, gratë dhe fëmijët, dhe për këtë arsye të moshuarit dhe Shtëpia e Personave të Moshuar do ta kenë mbështetjen e tij dhe të Qeverisë në detyrë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori