Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa po shqyrtohet Projektbuxheti për vitin 2022, tha se tani po e vërehet se sa ka vuajtur vendi për një qeveri që nuk keqpërdor dhe nuk abuzon me paranë publike.
Kurti konsideron se ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje me të lartë se në vitin 2021, të cilën deri në fund beson se do ta mbyllin me 10 për qind.
“Ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje ekonomike më të lartë sesa në vitin 2021. Do ta mbyllim këtë vit me një rritje ekonomike rreth 10 për qind dhe me një rritje të të hyrave prej 33 për qind. Të dyja këto si rezultat i një qeverisjeje të mirë dhe besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, e veçanërisht për Qeverinë”, tha Kurti.
Ai ka thënë se për Ushtrinë janë ndarë 100 milionë euro, apo 1.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor, andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet prej mbi 100 milionë eurosh, apo 1.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të PBB-së, aq sa e kërkon standardi i NATO-s. Përveç ndarjeve buxhetore, të cilat kanë për fokus forcimin e sigurisë së vendit, avancimin e arsimit e përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, projektligji për vitin 2022 ka edhe disa risi sa i përket menaxhimit të mirë të financave publike dhe ruajtjes së stabilitetit makrofiskal, për të cilat Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ju informon detajisht përgjatë kësaj seance të sotme plenare”, tha ai.
Në fund, shefi i Qeverisë tha se tani po vërehet se sa ka vuajtur vendi për një qeveri që nuk keqpërdor dhe nuk abuzon me paranë publike.
“Tek tani po e vërejmë se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje, që nuk keqpërdorë dhe nuk abuzon me paranë publike. Për një qeverisje, që synim parësor ka zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, e si rezultat ngritjen e mirëqenies qytetare. Puna e mirë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të mandatit. Pra, pardje i kemi mbushur tetë muaj dhe kemi sjellë vendime për gjithsej 90 projektligje dhe padyshim që optimizmi dhe shpresa që kemi ne në krye të institucioneve dhe atë që e kanë qytetarët, i kontribuon edhe aspektit socio-ekonomik të vendit tonë”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

21 vite nga hyrja e Euros si monedha e re në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker