Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë ishin tema e takimit të sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kristin Melson, drejtoreshë për Evropën Juglindore nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.
Në njoftimin për media thuhet se kryeministri Kurti tha se ndryshimet demokratike në këtë fillim vit kanë sjellë përfitime të gjithëmbarshme.
“Tashmë kemi stabilitet dhe legjitimitet në institucionet tona, por edhe besueshmëri të lartë qytetare, çka ka kontribuar në rritjen e investimeve, rritjen e të hyrave dhe ekonomisë dhe si rezultat edhe rritjen e punësimit.
Qytetarët duan zhvillim, por edhe drejtësi, prandaj këta indikatorë pozitiv të ekonomisë duhet të shoqërohen me indikatorë pozitiv edhe në drejtësi, e cila duhet të jetë efikase”, citohet të ketë thënë Kurti.
U bisedua edhe për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe planet e Qeverisë për “kthimin e trurit” (brain gain).
Lidhur me këtë, kryeministri e njoftoi Melson për mekanizmin, që do të themelojë Qeveria, ”Fondi i Ekselencës”, për të cilin edhe kërkoi mbështetje.
Në takimin e përbashkët me Përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Arne S. Bjornstad dhe ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, u bisedua edhe për gjendjen e mirë me pandeminë.
Në kohën kur i gjithë rajoni po përjeton një fluks të rasteve të reja, Kosova po dëshmon se ka menaxhuar mirë pandeminë, duke ruajtur edhe shëndetin e qytetarëve edhe të ekonomisë, tha kryeministri.
Ai i njoftoi me situatën me pandeminë me ç ‘rast theksoi se Kosova mbetet vendi me mesataren më të lartë të vaksinimit në rajon dhe deri tash janë administruar afër 1.6 milion doza të vaksinës.
Duke folur për çështjet rajonale dhe dialogun, kryeministri tha se Republika e Kosovës është kontribuuese e paqes dhe sigurisë në rajon.
Ai ritheksoi përkushtimin për bashkëpunim e integrim ekonomik brenda agjendës evropiane dhe me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova