LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, kërkon më shumë investime në Kosovë

Kurti takohet me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, kërkon më shumë investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda, në rezidencën zyrtare të këtij të fundit.

Takimi është realizuar gjatë vizitës dyditore të kryeministrit Kurti në Japoni, me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin, Shinzo Abe.

Në një postim në Facebook, kreu i ekzekutivit ka shkruar se kryekuvendarin e Japonisë e kanë falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe kanë shprehur interesim për investime japonoze në Kosovë.


“I shoqëruar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ambasadori ynë, Sabri Kiçmari, prezantuam të arriturat e Kosovës, e falënderuam për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehëm interesimin për investime japoneze në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin. Paraprakisht, vizitova ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio ku na u bashkëngjit për takim edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Gjergj Teneqexhiu”, ka shtuar ai. /Telegrafi/