Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk është e pamundur që të arrihet një marrëveshje me Serbinë brenda këtij viti, por ka shtuar se nuk do të ngutet për të arritur një epilog të dialogut.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka shtuar se nuk pret ndonjë dialog thelbësor e as rezultate të shpejta derisa edhe Serbia është në prag të zgjedhjeve. Ai shprehet i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve dhe me programin e përbashkët që kanë arritur me LDK’në, duke thënë se do të luftojnë korrupsionin dhe do te fillojnë me ç’kapjen e shtetit.
“Ne kemi vizionin tonë, edhe Lëvizja Vetëvendosje edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si dy partitë më të mëdha në Republikën tonë që i kanë fituar zgjedhjet me qëndrimin për reciprocitet karshi Serbisë. Pra ne nuk duam hakmarrje, ne duam drejtësi, reciprociteti është korrektësi, është një qasje fer, është në regjistrin e drejtësisë dhe unë e di që në njërën prej deklarimeve të tij edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur reciprocitetin si vlerë e si koncept që ai e ka përzemërt, pra marrëdhëniet ndërkombëtare sot në botë ndërtohen me këtë parim. Nuk kemi pse ne ta anashkalojmë vetveten, ne nuk dëshirojmë që të hakmerremi ndaj Serbisë, mirëpo ka shumë gjëra të papranueshme që i bën ajo karshi nesh e neve na nevojitet që minimalisht të mbrohemi, pra reciprociteti nuk është fare ofensiv, fushata e Serbisë është ofensive, reciprociteti është mbrojtje, është defansiv, është minimumi për një lloj dinjiteti dhe integriteti të subjektivitetit tonë si shtet në aspektin e jashtëm”, ka thënë Kurti për Zërin e Amerikës.
Duke folur për mundësinë që bisedimet të mbyllen brenda këtij viti, për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi, Kurti tha që është e mundshme, por gjithsesi ai shtoi se nuk varet nga ai dhe nuk mund të parashikoj një gjë të tillë.
“Është e mundshme, mirëpo unë nuk do të mund të parashikoja një gjë të tillë tani. Tani mund të shprehë vullnetin tim për dialog, për bashkëbisedim të hapur e parimor dhe besoj që nuk do të duhej që duke e vënë marrëveshjen para dialogut ta dëmtojmë dialogun dhe ta pamundësojmë marrëveshjen si të tillë”, ka thënë kryeministri i Kosovës.
Ai ka shtuar se përkundër që SHBA’të kanë vendosur një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richerd Grenell, kjo nuk do të thotë se roli i BE’së në bisedime do të zbehet. BE vendosi si kusht për Kosovën dhe Serbinë një marrëveshje gjithpërfshirëse, në mënyrë që të vazhdohet rruga e tyre drejt integrimit.
Tutje, Kurti foli për reciprocitetin me Serbinë dhe heqjen e taksës. Kurti thotë se taksa do të hiqet sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo pa u vendosur reciprociteti me Serbinë. Ai gjithsesi thotë se taksa nuk ka pezulluar bisedimet mes dy vendeve asnjëherë, pasi që dy shtetet janë takuar shpesh në tryezë ndërkombëtare.
“Në një farë mënyre bisedimet nuk janë ndalur asnjëherë për shkak se nëpër tryeza e konferenca të ndryshme ndërkombëtare janë takuar qeveritarët, liderët e Kosovës me ata të Serbisë, kjo do të vazhdojë edhe më tutje. Unë mendoj që tash kur ne ende nuk kemi arritur ta bëjmë fuzionimin e ministrive tona nga 21 në 15 sepse do ca kohë kjo, ndërkaq që në anën tjetër ka filluar që të vlojë fushata për zgjedhjet në Serbi, nuk mendoj që mund të pritet ndonjë dialog substancial i menjëhershëm dhe rezultate të shpejta. Unë nuk jam që të vonohemi por nuk jam as që të ngutemi”, shton Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës