LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Serbia i ka mbyllur sytë para agresionit rus

Kurti: Serbia i ka mbyllur sytë para agresionit rus
Kryeministri Albin Kurti në Samitin rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në hapje të Samitit rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga The Economist.

Kurti para të pranishmëve foli për luftimin e korrupsionit në Kosovë, ku përmendi rastin Brezovica.

‘Gjyqtarë, biznismen, politikanë e të afërm të tyre ishin të përfshirë në këtë rast, ku u sukesuestruan shumë objekte të ndërtuara në atë zonë. Epoka e korrupsionit në shtet dhe mos ndëshkueshmëria e saj po i vie fundi’, tha Kurti.


Ai shtoi se reformat demokratike kanë ndihmuar që të shtyhet përpara progresi ekonomik në vend.

Kryeministri foli edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve lidhur me përballjen me inflacionin që ka prekur botën.

Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri Kurti përmendi edhe lidhjen e Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë.

‘Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus’, ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Bandat shqiptare dominojnë tregun e drogës në Britani, përveç një qyteti të madh ku e kanë të pamundur të depërtojnë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Vrasja në Skenderaj, të arrestuarit janë babë e bir

Kronika e Zezë
Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Rama kthen në humor goditjen e tavolinës

Lajme
Kalo në kategori