Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Seminarin e dytë shkencor të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK) në Universitetin e Prishtinës, ku foli për rëndësinë e arsimit cilësor, digjitalizimit në arsim dhe në shërbime publike si dhe hulumtimin dhe inovacionin.
Ai tha se arsimi cilësor është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e shoqëror, dhe se rritja në cilësi kërkon transformim në të gjitha nivelet e arsimit.
Ndërsa digjitalizimin në arsim e sheh si komponent kyç të reformës në këtë sektor, me ç‘rast përmendi drejtimet kryesore të digjitalizimit në kuadër të planit strategjik të arsimit si krijimi dhe funksionalizimi i një platforme digjitale gjithëpërfshirëse e të centralizuar, prodhimin e materialeve digjitale dhe krijimin e mekanizmave institucionalë që mundësojnë realizimin dhe përdorimin e teknologjisë në arsim.
“Përpos përmirësimin dhe avancimin e sistemit arsimor, nëpërmjet transformimit digjital dhe e-qeverisjes, ne po synojmë rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimin e të gjitha shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, u shpreh kryeministri Kurti.
“Progresi i qëndrueshëm është ai i cili i bën bashkë demokracinë dhe shkencën”, shtoi ai.
Më tej ai tha se për këtë transformim kërkohet një angazhim i përbashkët dhe i koordinuar ndërmjet sektorit publik dhe atij privat.
“Andaj ky seminar është një mundësi e shkëlqyer për të punuar së bashku, edhe me hulumtuesit tanë në diasporë, për zhvillimin e aftësive digjitale, promovimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, si domosdoshmëri për rimëkëmbje të qëndrueshme”, u shpreh Kurti.
Në kuadër të këtij seminari prezantuan profesor dhe shkencëtarë të dalluar, bashkatdhetarë tanë dhe shkencëtarë nga FIEK.
Tematikat e prezantimeve ndërlidheshin me fushat e elektronikës, automatikës, robotikës, elektroenergjetikës, inxhinierisë kompjuterike dhe softuerike, teknologjive të informacionit dhe komunikimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Projektligji i rezervave të naftës a po hap rrugë për monopole në Kosovë?

Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit

Gjermania përgjysmoi kuotën për punëtorët nga Ballkani, industria e ndërtimit paralajmëron pasoja serioze

Pse po rivitalizohet industria e municioneve në Shqipëri?

Godet me motoçikletë një shtetas të huaj pas një mosmarrëveshjeje – arrestohet i dyshuari në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

CNN: Kjo është strategjia e vërtetë pas shpalljes së papritur të armëpushimit të Rusisë

Dalin pamjet, policia ruse kap burra në palestra fitnesi dhe i dërgon në luftë

Zbulohet klubi të cilit Florian Wirtz dëshiron t’i bashkohet sezonin e ardhshëm

LIVE: Finalja e Big Brother VIP Albania 4, banorët shikojnë rrugëtimin e tyre

Duda Balje: Sot si parti e kemi vendosur që të shkojmë në opozitë

Tahiri: Janë dy arsye pse Albulena Haxhiu është e padenjë për të qenë kryetare e Kuvendit