LAJMI I FUNDIT:

Kurti priti në takim një delegacion nga Lugina

Kurti priti në takim një delegacion nga Lugina

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim një delegacion nga Lugina e Preshevës.

Në njoftimin e bërë për media nga VV thuhet se delegacioni ishte i kryesuar nga kryetari i komunës së Preshevës,  Shqiprim Arifi.

“Dje, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti, mirëpriti një delegacion nga Lugina të kryesuar nga kryetari i komunës së Preshevës,  Shqiprim Arifi, nënkryetari i kësaj komune,  Armend Aliu, kryetari i Degës së Alternativës për Ndryshim – Dega Bujanoc,  Arben Pajaziti dhe Shefi i Zyrës për të Rinj në Preshevë,  Altin Boriçi”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


VV bën të ditur se Shqiprim Arifi ka uruar  Kurtin për rezultatin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e drejtë dhe të rregullt të gjithë procesit.

“Pjesëmarrja kaq e madhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës në këto zgjedhje tregon se interesimi për politikën dhe besimi për ndryshime janë në rritje dhe se kjo është një gjë e mirë si për Kosovën ashtu edhe për gjithë shqiptarët”, thuhet tutje në njoftim

Gjithashtu Vetëvendosje bën të ditur se kryetari Kurti ka falënderuar delegacionin për vizitën dhe urimet.

Kurti ka thënë se Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të angazhohen më shumë për shqiptarët, e bashkarisht të bëjnë më shumë për ta, sidomos në Luginë, me qëllim që të rritet punësimi e të bie emigrimi, të shtohet cilësia në arsim e të realizohen të drejtat kombëtare e njerëzore.

Në fund të njoftimit thuhet se, fitorja e Lëvizjes i ka dhënë një kuptim përpjekjeve historike të shqiptarëve për një politikë barazimtare me dinjitet dhe kjo tashmë po ndihet gjithandej./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori