Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-informimi ka folur për çështjen e përdorimit të dinarit në komunitetin serb të Kosovës, duke u drejtuar atyre në gjuhën e tyre amtare.
Kjo vjen pas takimit të tij të fundit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, të shtunën e kaluar, ku ai paralajmëroi se do të ndërmarrë këtë hap.
Kurti adresoi fushatën e dezinformimit kundër institucioneve të pavarura të vendit siç është Banka Qendrore e Kosovës, e cila është akuzuar padrejtësisht për të krijuar pengesa në rrjedhën e parasë.
“Ne jemi të qartë rreth synimit të Bankës Qendrore, i cili është formalizimi dhe protokolli i transaksioneve financiare, jo pengimi i përdorimit të dinarit ose ndonjë monedhe tjetër,” u shpreh ai.
Kurti theksoi rëndësinë e një sistemi të formalizuar pagesash për të garantuar që transaksionet brenda Kosovës të kryhen në euro, valutën e vetme zyrtare në vend.
Ai hodhi poshtë akuzat se rregullorja e re e Bankës Qendrore kufizon Serbinë në ndihmën financiare për serbët e Kosovës, duke përmendur se çdo sugjerim i kundërt është vetëm një formë e propagandës që synon të nxitë tensione etnike.
Duke folur më tej, kryeministri shpjegoi se, ndryshe nga sa është raportuar, rregullorja nuk ndalon asnjë valutë të huaj, duke përfshirë edhe dinarin.
“Pra, Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro. Kjo politikë mbron qytetarët nga kërcënimet e krimit të organizuar, trafikimit me armë dhe pastrimit të parave. Deri më tani, mënyra e futjes dhe transportit të parave përtej kufinjëve u mundësonte grupeve kriminale të merrnin para të importuara ilegalisht, duke forcuar kështu ndikimin e tyre mbi popullin, duke frikësuar masat dhe duke inkurajuar kriminelët nga kreu i shtetit serb”, u shpreh ai.
Nga data 1 shkurt, të gjitha paratë duhet të kalojnë kufirin përmes kanaleve zyrtare bankare, tërheqje që do të bëhen në euro, në përputhje me standardet demokratike dhe në përforcim të ligjeve të luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Kurti mbylli me një thirrje për veprime ndaj aktiviteteve të jashtëligjshme, duke theksuar nevojën për të ndërprerë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
“Krimi duhet mposhtur, duhet të ndalet pastrimi i parave dhe pasurimi i paligjshëm me qëllimin e lehtësimit të financimit të terroristëve dhe pengimit të paqes. Banka Qendrore e Kosovës i ka ofruar lehtësime për konvertimin e dinarëve në euro Bankës Popullore të Serbisë. Banka Qendrore e Kosovës ka siguruar hapjen e llogarive bankare në euro për ata që ende nuk e kanë bërë këtë, pa pagesë”.
“Vetëm mendoni se sa mundësi do të krijojë hapja e një llogarie të rregullt bankare për një pjesë të vogël të popullsisë që nuk e ka bërë ende këtë: fluksi i parave përmes llogarisë do të mundësojë regjistrimin e pagesave dhe disbursimeve të ligjshme, të cilat do të jenë baza eventuale e marrjes së një kredie apo fillimit të një biznesi, marrja e ndihmës nga institucionet e Kosovës, pavarësia ekonomike e grave, e cila në mënyrë të pashmangshme çon në mundësi të reja për një jetë më të mirë”, tha kryeministri.
Ai po ashtu shpalosi iniciativat e Bankës Qendrore për ta bërë kalimin në euro më të lehtë për komunitetin serb, duke përfshirë ofrimin e llogarive bankare në euro pa tarifa dhe mundësinë e konvertimit të dinarëve.
Kjo, sipas tij, do të hapë dyert për mundësi të reja ekonomike dhe pavarësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përmendur veçanërisht rolin që mund të luajë në fuqizimin ekonomik të grave./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë