LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Francë takohet me ministrin për Evropë, Benjamin Haddad – flasin për zhvillimet në rajon dhe integrimin evropian

Kurti në Francë takohet me ministrin për Evropë, Benjamin Haddad – flasin për zhvillimet në rajon dhe integrimin evropian

Pas takimit mbrëmë me pjesëtarë të mërgatës e para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris, mëngjesin e sotëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkëbisedoi me ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Në njoftim tutje thuhet se gjersa u riafirmuan marrëdhëniet e fuqishme mes Kosovës dhe Francës, kryeministri Kurti dhe ministri Haddad diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në sferën ekonomike, në kuadër edhe të forumit të sotëm, si një mundësi e mirë për më shumë shkëmbime, bashkëpunime e investime mes kompanive të dy vendeve tona.


“U trajtua edhe rrugëtimi i procesit të integrimit evropian të Kosovës. Në fokus ishin dhe çështjet rajonale me theks në bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Haddad për mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe bashkëbisedimin e takimin e sotëm. Prezent në takim ishte dhe i dërguari special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trocaz”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Lajme
Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të

Ambasada e Kosovës në Shkup tregon arsyet e shtyrjes së zbatimit të "One Stop Shop" në Bllacë

Kalo në kategori