LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, saqë janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre

Kurti: Liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre, saqë janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në konferencën me temë “Lidershipi në kohë sfiduese”, të organizuar nga kolegji UBT.

Kurti para të pranishmëve foli për cilësitë fundamentale që e definojnë një “lider të mirë dhe të madh”.

Dy cilësitë kryesore të një lideri të mirë, sipas kryeministrit, janë efektiviteti pragmatik për të tërhequr dhe mirëmbajtur ndjekës ose mbështetës dhe përkushtimi parimor ndaj një kauze të drejtë, sepse siç tha ai pragmatizmi pa parime është bosh, kurse parimi pa pragmatizëm është i pafrytshëm.


Ndërkaq, duke folur për cilësitë që e përcaktojnë një lider të madh, ai tha se ata definohen nga vullneti për të sakrifikuar interesin e tyre për një kauzë më të madhe.

“Pra, liderët e mëdhenj janë aq të dedikuar ndaj parimeve të tyre dhe aq të vendosur për t’i mbrojtur ato në mënyrën më të mirë, sa që janë të gatshëm të sakrifikojnë interesin e tyre personal”, citohet të ketë thënë Kurti.

Si shembull të një lideri të mirë dhe të madh, kryeministri në fjalën e tij, veçoi presidentin e 16-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.

Ai gjithashtu foli edhe për punën dhe kontributin e Qeverisë në nxitjen dhe përgatitjen e liderëve të së ardhmes të cilët janë efektiv në mënyrë pragmatike dhe moralisht parimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori