LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kosova dhe Shqipëria do të operojnë si një bllok i vetëm energjetik

Kurti: Kosova dhe Shqipëria do të operojnë si një bllok i vetëm energjetik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur e kyçjen e Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT) në Sistemet e Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda asociacionit ENTSO-E).

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kjo marrëveshje e re do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Interkonjeksioni, linja 400Kv midis nesh do të funksionalizohet. Për ndërtimin e saj ndihmoi e investoi mbi 75 milionë euro Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW. Por prej më shumë se 6 vitesh kjo linjë nuk mund të funksionalizohej.

Postimi i plotë i Kurtit:


“KOSTT fiton të drejta të barabarta me homologët në Evropë

Operatorët e Sistemeve të Transmisionit të Evropës (që operojnë brenda asociacionit ENTSO-E) votuan pozitivisht marrëveshjen e kyçjes me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT). Me këtë marrëveshje KOSTT merr obligimet dhe të drejtat e barabarta me Operatorët e tjerë të Evropës.

Kjo marrëveshje e re do të mundësojë operimin si një bllok i vetëm energjetik midis Kosovës dhe Shqipërisë. Interkonjeksioni, linja 400Kv midis nesh do të funksionalizohet. Për ndërtimin e saj ndihmoi e investoi mbi 75 milionë euro Qeveria Gjermane nëpërmjet KfW. Por prej më shumë se 6 vitesh kjo linjë nuk mund të funksionalizohej.

Si operator i njohur ndërkombëtarisht, KOSTT, do të ketë qasje në mekanizmat ndërkufitarë të cilët krijojnë mundësi më të lehtë në tregun rajonal për operatorët tanë. Kjo do të reflektohet në të hyra shtesë për KOSTT-in. Humbjet tona direkte nga mospjesëmarrja në mekanizmat ndërkombëtarë arrijnë deri në 8 milionë euro në vit, përderisa ato indirekte vlerësohen të jenë edhe më të larta.

Hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje, i paraprijnë një sërë aktivitetesh, kryesisht teknike, për të cilat kemi besim të plotë se do të përmbushen në një periudhë të shkurtër kohore.

Kjo paraqet një arritje të madhe për Republikës tonë dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë Operatorët Evropianë që votuan për këtë marrëveshje.

Duke shprehur mirënjohje për punën e bërë, presim nga KOSTT përkushtim të plotë në proceset rajonale për të kontribuar në furnizim të sigurtë me energji. Po ashtu, KOSTT dhe OST e Shqipërisë tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për operimin si një bllok energjetik, marrëveshje që i parapriu votimit të sotshëm, andaj duhet të pasojnë edhe hapa të tjerë domethënës”, ka shkruar Kurti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka bërë të ditur se sot ka përfunduar procesi i votimit për marrëveshjen e re KOSTT- ENTSO –E, me të cilën, sipas saj, vendi ynë fiton pavarësi energjetike.

​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike
Lexo po ashtu ​Marrëveshja KOSTT-ENTSO-E, Kosova fiton pavarësi energjetike

Marrëveshja është miratuar nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale- RGCE) dhe tash pritet nënshkrimi i saj.

Arritjen e marrëveshjes KOSTT – ENTSO e ka përshëndetur edhe ambasada gjermane në Kosovë, e cila ka thënë se është moment historik për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Ekonomi
Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Ekonomi
Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

Ekonomi
Kalo në kategori