Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë vendim për lirimin nga detyra të zëvendësministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.

Pas vendimit për ta liruar nga detyra Elldin Uglarin i cili është anëtarë i partisë SDU që udhëhiqet nga Duda Balje, ka reaguar kjo e fundit.


Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Balje e ka cilësuar këtë veprim si vazhdim të hakmarrjeve politike brenda institucioneve.

“Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar”, ka shkruar ajo.

Javën e kaluar, Duda Balje bëri të ditur se nuk kishte pasur asnjë thirrje apo takim me Kurtin lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ajo disa herë pati përsëritur se nuk ka votë për qeverinë Kurti pa plotësimin e kërkesës për formimin e një komune boshnjake. /Telegrafi/