Kurti i shpreh ngushëllime familjes Bojkaj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Bojkaj pas vdekjes së profesorit, veprimtarit dhe kryetarit të parë të Komunës së Deçanit në Kosovën e lirë, Mehmet Bojkaj.
Në telegramin e ngushëllimit, Kurti e ka vlerësuar të ndjerin si një personalitet të respektuar të arsimit, ish-të burgosur politik dhe një prej udhëheqësve të luftës çlirimtare.
Ai theksoi se përkushtimi dhe shërbimi i Bojkaj ndaj vendit “kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë dhe kujtesën e qytetarëve”.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, Kurti u shprehu ngushëllime familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve të tij si dhe qytetarëve të Deçanit, duke uruar që kujtimi për jetën dhe veprën e Mehmet Bojkaj të mbetet i përjetshëm. /Telegrafi/

















































