LAJMI I FUNDIT:

Kurti: GJND-ja na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, nuk është vonë për ta përdorur

Kurti: GJND-ja na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, nuk është vonë për ta përdorur

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se 10 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në favor tonin, duke konstatuar se shpallja e pavarësisë nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se dështimi i Serbisë në GJND nuk u shfrytëzua nga Kosova.

“GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur”, ka shkruar Kurti.


Postimi i plotë:

10 vjet u bënë sot nga mendimi këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) i cili konstatoi që Serbia nuk kishte të drejtë në pretendimin e saj se shpallja e pavarësisë së Kosovës kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Rezultati i qëndrimeve të gjyqtarëve të GjND-së ishte 10 me 4 në favor tonin. (Mbaj mend se nga deponimet e shteteve mike, mbresa të posaçme më pat lënë ajo e Prof. Martti Koskenniemi që përfaqsonte Finlandën.)

Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës. Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj.

GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Lajme
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?

Lajme
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadorët e BE-së konfirmojnë Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Sulmohet fizikisht një mjek në Klinikën Infektive

Kronika e Zezë
Kalo në kategori